Marina e Vlorës

Park dhe vazhdimi i Lungomares, risitë që sjell Marina e Vlorës

21 Dhjetor 2021, 16:49| Përditesimi: 21 Dhjetor 2021, 16:56

  • Share

TIRANË- Një nga temat më interesante për turizmin shqiptar është porti i ri turistik në Vlorë dhe që premton të jetë në harmoni me zhvillimin e qëndrueshëm. Projekti është pjesë e planeve të pushtetit qendror dhe lokal për vitet në vazhdim. Në fazën përgatitore kemi edhe detajet e para që janë bërë të ditura për publikun nga drejtuesit e sipërmarrjes.

Marina Vlorë do të jetë gjithë projekti me portin për mjete lundrimi dhe shërbimet mbështetëse, konfirmon Geront Çela, drejtor ekzekutiv i kompanisë Brunes. Kompania e tij ka kontributin kryesor në zhvillimin e projektit. Ai vë theksin edhe tek përshtatja e aktivitetit të Marinës me të gjithë zhvillimin e zonës.

Koncepti i Marinës praktikohet tashmë gjerësisht në vendet e rajonit dhe gjithë Mesdheut, duke ngritur nivelin e turizmit në bregun ku ndodhet. E njëjta gjë do ndodhë edhe në Vlorë. Aktualisht porti shënon kufirin e shëtitores Lungomare por shumë shpejt shëtitorja do të vazhdojë shtrirjen duke ndjekur bregun. Qytetarët do të kenë në dispozicion një hapësirë të konsiderueshme përgjatë detit për shëtitje në këmbë ose me biçikletë, si dhe për aktivitete shoqërore. Shërbimet e Marinës Vlorë do të plotësojnë më së miri alternativët e turistëve për të kaluar kohën në mënyrë sa më cilësore. Organizime artistike dhe kulturore, tradita dhe gastronomia do jenë të pranishme në mjediset e saj dhe të hapura për të gjithë. Çdokush do ketë mundësi të bëhet pjesë e përvojës ndërkombëtare të krahasueshme me qendrat e ngjashme europiane.

Përgjatë shëtitores dhe në afërsi të portit të ri turistik po punohet edhe për krijimin e një zone të gjelbëruar prej afro 50.000 m2. Largimi i zhurmave që shkakton aktiviteti industrial në portin e sotëm përputhet me mbrojtjen e mjedisit dhe shtimin e sipërfaqeve të gjelbra. Ndërkohë aktivitetet e përditshme brenda Marinës Vlorë do karakterizohen nga eficenca e energjisë dhe përdorimi i energjisë së rinovueshme kudo që është e mundur. Zona e portit të ri do jetë e lidhur edhe me hapësirën e gjelberuar që vazhdon deri në Zvërnec.

Marina Vlorë parashikohet të shërbejë si model zhvillimor përsa i përket ndërthurjes së aktivitetit modern me prioritetet dhe vlerat e zonës.

Marina e Vlorës 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?