Nën masa të forta sigurie, Këshilli Bashkiak i Sarandës miratoi të mërkurën, me vota unanime nga të gjithë këshilltarët e majtë dhe të djathtë, dhënien me qira të 60 hektarëve tokë në zonën e Nivicës për ndërtimin e një parku me panele diellore.
Kompania që ka marre lejen per të ndërtuar parkun fotovoltaik është “Park Sol Energy”, e krijuar në shtator 2022 dhe zotërohet nga biznesmenët Paqësor Buzi dhe Agim Xhindoli, me nga 50% të aksioneve secili.
Banorët nuk u lejuan të ndjekin mbledhjen, ndërsa godina e Bashkisë u rrethua nga forcat e rendit.
Vendimi ka ngjallur reagime të forta te banoreve, të cilët pretendojnë se toka është pronë e tyre dhe se çështja ndodhet në proces gjyqësor.
“Ne jemi ne gjyq me bashkine dhe vendimi i sotme eshte provim”, thane te ata.
Banorët e kanë cilësuar vendimin si një akt të njëanshëm që shkel të drejtat e pronësisë dhe i hap rrugë një përplasjeje të mundshme sociale.
“Ne nuk do te lejojme zhvillimin e projektit”, shprehen me tej te revoltuar.
Megjithë kërkesat e përsëritura për të qenë pjesë e mbledhjes dhe për të paraqitur qëndrimin e tyre, banorët u mbajtën jashtë jashte dyerve te bashkise. Në përfundim te mbledhjes, këshilltarët u detyruan te dalin nga dera e pasme per te shmangur kontaktin me komunitetin.
Komente

/Dori/,/5 shtepi te qelbura/ e 5 pleq mund te kene mbetur aty,por neser,ata qe erdhen per ata,mund te vine dhe per ty.Dyshoj se korrupsioni ka bere bashke keshillin bashkiak,ashtu si e drejta ka bere bashke banoret ne proteste.Nuk do te ishte cudi qe pas disa muajsh o vitesh,ceshtja te perfundonte para org.te drejtesise, sic po perfundojne shpesh e me shpesh vendimet e marra ne shume bashki te vendit.Sa per demokracine,ajo ka vdekur ne keshillin bashkiak te Sarandes,momentin qe banoret nuk u lejuan te ndjekin mbledhjen e keshillit bashkiak.
Përgjigju5 shtëpi të qelbura kanë mbetur aty dhe ata pleq janë se të rinjtë kanë ikur në emigracion.
Përgjigju