Kultura

Parodistët e Vlorës, rrëfejnë historinë si u krijua grupi dhe tregojnë ‘çelësin’ që i mbajti gjithmonë të bashkuar

8 Tetor 2021, 13:11| Përditesimi: 8 Tetor 2021, 13:29

  • Share

 ‘Parodistët e Vlorës’ mbeten grupi më i famshëm i humorit në Shqipëri. Ata kanë gëzuar plot zemra me humorin e tyre përgjatë viteve, të cilat edhe pse kalojnë nuk e zbehin impaktin e tyre tek publiku artëdashës që i ka vlerësuar gjithmonë. Në një intervistë në emisionin ata tregojnë momentet e tyre më të bukura në skenë dhe jashtë saj si katër shokë që I bashkoj arti përgjithmonë. Por si u bashkua grupi më I famshëm I humoristëve:

Unë isha valltarë, erdhi Agroni, mua më dhanë një rol episodik si fillim dhe pastaj u bëmë të dy. Një nga paroditë e mija ‘Fqinja” e shfrytëzuam për ta kënduar të dy. më pas Meti erdha nga ndërmarrja e përpunimit të grurit. Manja erdhi nga ndërmarrja e ullishte, ishin aktorët më të mirë që spikateshin nëpër ndërmarrje dhe na morën këto mjeshtrat.

Zakonisht grupet e humorit, këngës janë të destinuara të ndahen po kjo nuk ka ndodhur me to, Agron Hamo dhe Afrim Agalliu tregojnë se çfarë e mbajti grupin e tyre të bashkuar.

Ne kemi qënë të brymosur dhe me atë idealizmin e asaj kohe të bëjmë art. të jemi profesionit dhe të mos shikojmë interesin. Po të fillojë interesi në mes, cdo marrëdhenie pritet.

Ata flasin edhe për ndarjen nga jeta të mikut dhe kolegut të tyre të një jete, I cili u nda nga jeta në vitin 2013, duke lënë një dhimbje të madhe pas për miqtë e tij:

Meti ka qenë kripa e grupit, ka qenë fenomenal, mungesa e tij është e pashamngshme, natyrisht ai kishte vlerat e tij absolute, ishte një aktor I mrekullueshëm dhe ne na ka vrarë shumë ikja e tij, e ndjejmë shumë mungesën e tij por nuk kemi çbëjmë, është gjë e pariparueshme” u shpreh ndër të tjera parodisti Afrim Agalliu.

Vazhdojnë të japin e të realizojnë shfaqje të reja, edhe pse ashtu si i gjithë arti ndiejnë mungesat e problematikat.

Afrimi si në këtë kohë tani ka qenë në Itali, tek fëmijët e tji, dhe I bie telefonit, më thotë ‘kam shkruar diçka’  dhe me të vrëtetë kishte shkruar gjëra shumë të bukura për pandeminë, rreth 5 materiale të cilat me thënë të vërtetën morën një jehonë të jashtëzakonshme të cilën e pamë të reaguar edhe në këto rrjetet sociale” u shpreh parodisti Agron Hamo .

 

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pupu: 08/10/2021 12:42

    Keta kane ngelur drangull fare pa kokerr leku..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?