Sali Berisha krah Mediut, Dules dhe Vokshit

Politikë

Partia Popullore Evropiane 'bojkoton' Berishën në Bruksel! Flet para grupit konservator dhe moderon bisedën një person nën hetim për korrupsion

7 Prill, 22:24| Përditesimi: 8 Prill, 00:22

  • Share

Sali Berisha u përpoq të manipulonte opinionin publik sikur ishte i ftuar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Bruksel nga Partia Popullore Evropiane, ku bën pjesë edhe PD.

Në fakt, ata e bojkotuan dhe nuk e ftuan në grupin e tyre.

Berisha foli para një grupi minor në Parlamentin Evropian, të përbërë nga konservatorët, pjesë e të cilëve është edhe Fatmir Mediu.

I vetmi përfaqësues i partive popullore që mori pjesë ishte Fredi Beleri, por edhe ai në cilësinë e mikut të Berishës, jo si i autorizuar nga Partia Popullore Evropiane.

Seanca ku foli Berisha u moderua nga eurodeputeti polak Ryszard Czarnecki, i cili ka të njëjtin hall me Berishën: është nën hetim për korrupsion.

Në shtator të vitit 2024, Czarnecki dhe gruaja e tij Emilia Hermaszeëska u dyshuan për korrupsion, pasi kishin marrë 92,000 zloty polake (rreth 23,000 dollarë) nga Collegium Humanum – Universiteti i Menaxhimit i Varshavës, përmes punësimit fiktiv të Hermaszeëskës në këtë institucion, në këmbim të ndikimit politik të Czarneckit për të ndihmuar universitetin të hapte degë jashtë vendit, veçanërisht në Uzbekistan.

Siç shihet edhe nga pamjet, të vetmit pjesëmarrës në fjalën e Berishës ishin: Fatmir Mediu Vangjel Dule Fredi Beler polaku i akuzuar për korrupsion, Czarnecki dhe disa sekretare të stafit organizues./ Tema

K.M/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?