'Partizani'/ Rrëzimi i kërkesave të Berishës dhe Malltezit, Gjokutaj akuzon GJKKO-në: Komisariat politik, nuk bëri asnjë pyetje ndaj prokurorëve

12 Mars, 16:54| Përditesimi: 12 Mars, 17:06

  • Share

1709657902_saliberishamalltezi.jpg

Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, ka akuzuar Gjykatën e Posaçme duke e konsideruar si “komisariat politik” pas rrëzimit të kërkesës së BerishëS dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për heqjen e masës së arrestit të shtëpisë për aferën ‘Partizani’.

“Vendimi i sotëm ka qenë në kundërshtim me ligjin haptas. Sot ishte seanca kur prokurorët duhej të shpjegonin ku qëndron korrupsioni i Berishës dhe ku lidhen personat që figurojnë materialin në gjykatë.

Prokurori tha se nuk i jep shpjegime pyetjeve tona. Këta janë një komisariat politik të cilëve u kanë thënë mbajeni në këtë gjendje. Nuk e di sesi kjo gjykatë që ka dhënë masën e sigurisë për Berishën dhe Malltezin nuk u bëri asnjë pyetje prokurorëve. Absolutisht nuk është sqaruar asnjë element nga prokurorët”- tha Gjokutaj.

Pyetjes së gazetarëve se kur do të përfundojnë hetimet për aferën ‘Partizani’, Gjokutaj iu përgjigj duke thënë se këtë gjë e di vetëm Rama.

“Se kur do përfundojnë, nuk e dinë as vetë prokurorët sepse pritet fjala e Edi Ramës. Ai e përcakton fundin e hetimeve”- shtoi avokati.  


Lajmi kryesor:

Afera ‘Partizani’/ Berisha dhe dhëndri në kërkim të lirisë, GJKKO i lë në arrest shtëpie! Argita Malltezi presion drejtësisë! Gjokutaj: Komisariat politik


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?