Pas 2 vitesh, mbërrin në Sarandë kroçera me 450 turistë nga vende të ndryshme të botës

8 Prill 2022, 14:42| Përditesimi: 8 Prill 2022, 15:12

  • Share

450 turistë nga e gjithë bota kanë mbërritur në portin e Sarandës me kroçeren “Silver Moon”. Kjo është kroçera e parë që ankorohet në brigjet e jugut pas dy vitesh pandemi. Nuk ka mbetur jashtë vëmendjes së Kryeministrit, i cili përmes në rrjetet sociale shkruan: Kjo është dallëndyshja e parë që lajmëron ardhjen e sezonit më të bukur e më të pastër turistik deri më sot".

Kroçera Silver Moon, operon kryesisht në Europë dhe frekuenton portet e Mesdheut. Turistët në bordin e kësaj kroçere, të kombësive të ndryshme të Europës nga Anglia, Franca, Italia, Spanja, Gjermania dhe Holanda do të vizitojnë gjithë sitet turistike të Sarandës, Himarë dhe Gjirokastrës.

Silver Moon do të vizitojë përsëri gjatë verës Sarandën, e cila pritet të ketë një sezon të mbarë turistik sipas të dhënave që vijnë edhe nga turoperatorët.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?