Rusia dhe Mianmari, e cila ndodhet në Azinë Juglindore, do të rifillojnë fluturimet direkte në shtator të këtij viti, pas një ndërprerjeje gati 30-vjeçare, raporton Agjencia Federale Ruse e Transportit Ajror të cituar nga Ria Novosti.
"Agjencia Federale e Transportit Ajror i ka lëshuar Myanmar Airways International (Myanmar) një leje për të kryer fluturime në linjën Mandalay-Novosibirsk-Mandalay. Linja ajrore pritet të fillojë fluturimet nga 5 shtatori 2023. Fluturimet do të operohen nga avionët A319 dy herë në javë”, thuhet në deklaratë.
Deri në vitin 1993, linja ajrore Aeroflot fluturoi për në Yangon, ku intenerari u inaugurua në vitin 1962.
Lajmi kryesor:
Rrëzimi i avionit të Prigozhin, ekspertët gjejnë kutinë e zezë, dhe rekuperojnë 10 trupat e pajetë! Lukashenko e paralajmëroi
S.S/ReportTv.al