70 vjecari i nxjerre nga rrenojat

Pas disa orësh nën rrënoja, nxirret i gjallë 70- vjeçari në Turqi: Kurrë nuk e humba shpresën

1 Nëntor 2020, 17:12| Përditesimi: 1 Nëntor 2020, 17:17

  • Share

1604247422_download1.png

Pas disa orësh kërkime gjatë të cilave janë nxjerrë deri më tani 62 viktima, më në fund ka dalë i gjallë nga rrënojat një 70 vjeçar.

70 vjeçari Ahmet Citim është nxjerrë i gjallë nga rrënojat e një ndërtese të shembur në Izmir, pas mesnate dhe është dërguar menjëherë në urgjencë.

“Unë kurrë nuk e humba shpresën”, kështu ka thënë i moshuari pasi është nxjerrë nga rrënojat. Kjo deklaratë e tij është publikuar nga  Ministri i shëndetësisë turke, Fahrettin Koca.

Nga tërmeti i fortë që goditi të premten Turqinë janë lënduar mbi 900 persona kurse 62 të tjerë kanë vdekur. Ndërkohë kërkimet vijojnë ende.

1604247370_turqi1.jpg

Pamje gjate operacionit te shpetimit ne Turqi   


Lajmi kryesor:

Tërmeti 6.6 ballë në Turqi/ 69 viktima, mes tyre 3 shqiptarë nga Kosova! Mbi 900 të plagosur! Vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?