Pas Beratit 'shkërmoqet' edhe LRI në Vlorë! 100 të rinj i bashkohen PS, Gjiknuri: Keni bërë zgjedhjen e duhur! Dyert tona janë të hapura (VIDEO)

4 Shkurt 2021, 14:54| Përditesimi: 4 Shkurt 2021, 18:41

  • Share

Pas bashkimit me PS-në të 100 të rinjve në Berat pasi braktisën LSI, edhe 100 të rinj të tjerë  dhe të reja braktisën Lëvizjen Socialiste për Integrim duke ju bashkuar Partisë Socialiste të Vlorës. Drejtuesi politik i socialistëve në këtë qark Damian Gjiknuri zhvilloi një takim simbolik me një përfaqësi prej tyre të cilëve ju dorëzoi kartat e anëtarësisë së PS-së.

Gjiknuri vlerësoi vendimin e të rinjve për të ju bashkuar radhëve të Partisë Socialiste të Vlorës. Ai insistoi se në rradhët e Partisë Socialiste nuk ka asnjë paragjykim për ata që duan ti bashkohen dhe kontribuojnë për këtë forcë politike dhe se dyert do të jenë të hapura. 

“E ardhmja juaj është me zhvillimin e Vlorës dhe me partinë që i ka bërë më shumë Vlorës. Ne nuk e kemi me propagandë, ne e kemi me vepra. Vlora po ndryshon përditë. Qyteti që të ketë të ardhme do të rinj që të jenë të angazhuar në politikë, të angazhuar në jetën sociale, të angazhuar në ndryshimet që po ndodhin në Vlorë. Prandaj, pjesëmarrja juaj duhet të jetë sa më e madhe dhe duhet të sillni sa më shumë shokë e shoqe. Keni bërë zgjedhjen e duhur pasi e thashë, ne nuk e kemi me fjalë. Ka shumë njerëz që thurin poezi në emër të Vlorës, ka shumë njerëz që e përmendin Vlorën por le të tregojnë me gisht se çfarë kanë bërë në të kaluarën për Vlorën. Njerëzit dinë të krahasojnë. Nuk mundet të besohet një njeri që të shet të ardhmen pa treguar se çka bërë në të kaluarën. Nuk besoj se asnjë forcë tjetër do mund ti vërë gishtin një gjëje themelore ndryshuese që ka bërë për Vlorën përveç Partisë Socialiste”, tha Gjiknuri.

Më parë edhe 100 të rinj dhe të reja në Berat janë larguar nga LSI dhe i janë bashkuar PS-së. Rrjedhjet nga LSI nisë me largimin e ish ministri i drejtësisë Nasip Naço si dhe Ish-drejtori i portit të Durrësit dhe ish-drejtori i Aviacionit Civil, Aleksandër Lipivani, dhe më pas ish deputeti i LSI-së për Beratin Gledion Rehovica të cilët iu bashkuan PS-së.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vlonjati: 04/02/2021 21:29

    Iku per lesh dhie ,,particka e nafije dybekut,,vafshi ne hell..partia me e poshter ne shqiperi....

    Përgjigju
  • hasan: 04/02/2021 18:28

    se ngordhi 1 lop ne fshat, nuk ngeli qyteti pa qumesht

    Përgjigju
  • Filma: 04/02/2021 18:18

    Sikur ishin hajdutë këto, apo thuj 3 ditë e harrohet.

    Përgjigju
  • leshi i lise: 04/02/2021 18:09

    paska vlonjate me lesh e line?ju qifja udhet o vlora turp qe keni qene me ate parti te likes se mones.mos e olni veten kaq posht.jeni te falur kete here por mos gaboni me

    Përgjigju
  • Akrepi: 04/02/2021 17:56

    Ne vend te mireni me punet e popullit , per te cilat jeni zgjedhur , dhe mirpaguheni ; mireni me brrockulla , se sa njerez vene e vijne , posht e perpiet . Ja zoterinj te nderuar shqipetare , keta jane qeveritaret tan !.. Nese perseri do te votoni keta bashibozuk , cope--cope kemi per te ngel .. Zoterinj qeveritar , vazhdoni avazin tuaj , perngjersa tju shkoje marrezia .

    Përgjigju
  • miri: 04/02/2021 17:16

    Ee qe kur iku Cim Selami aty s.ka me lsi.kush do ta mbaj Nik evgjiti me intriga apo kasem dorraci pa din e iman

    Përgjigju
    • Xxx: 04/02/2021 21:12

      Kasemi do e mbaj se vodhi sa i dinte qefi kur ishte te Komisjoni Kthimit te pronave pastaj si Drejtor Dogane .Ka dhe Lulin yll ne zbritje (e kam llafin per gruan e doracit) edhe tani po tia mbaje le ti bej bish pa tha thyen Mona edhe ata dy gishta te shtrember qe i kan mbetur .Ore po cudi e madhe ku i gjen LSI keto talente me nje dore edhe bejn kerdine pale me dy .I shikon zoti ca gjera dhe i ndreq vete .

    • Lojtari: 04/02/2021 17:40

      Jo do e mbaj Mona(e Dules) dhe Baki mustaqja

  • Tahir tarfyci: 04/02/2021 17:08

    Mos folni kot se doktoresha me dt25 do mar 100 deputet!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Leshi ijes hesapi,per lesh do vej.

    Përgjigju
  • Vlonjat: 04/02/2021 16:21

    Respekte për CIMIN djal Vlore flori. Vlonjatët e vërtet e njohin të gjithë për zemrën e madhe që ka, nuk ka lënë njeri pa ndihmuar, pa parë se kujt krahu i përket. Shkurt fare PS ka fituar me ndihmën që po jep CIM Selami.

    Përgjigju
    • @Skelar: 04/02/2021 18:25

      Skelar nuk ma ndjen që të flas kot sepse as nuk jetoj fare dhe aty që hajde se do kap ndonjë punë shteti, them për sa e njoh dhe sa kam dëgjuar që ka ndihmuar familje ju ka ndërtuar shtëpi, dhe ju ka paguar lekë për sëmundje dhe ilace, dhe nga ato familje që dy vota nuk ju bëheshin dhe ai prap i ka ndihmuar. Besoj se hyn te njerëz të mirë.

    • Skelar: 04/02/2021 17:30

      Po, po ka hapur shoqate bamirse ai.

  • Loni: 04/02/2021 16:20

    U kthyet ne origjin te zemra juaj PPSH

    Përgjigju
  • O tej: 04/02/2021 16:14

    LSI lesh e dhi ne te u be.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?