Greqia do të dhurojë 40 mijë doza vaksinash kundër COVID-19 për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Lajmin e ka bërë me dije, zëdhënësja e qeverisë Aristotelia Peloni, i cili saktësoi se 20 mijë doza do t’i dhurohen Shqipërisë dhe 20 mijë Maqedonisë së Veriut.
"Greqia, pas një konsultimi me Komisionin Evropian, do të ofrojë 20 mijë doza vaksinash për Shqipërinë dhe 20 mijë për Maqedoninë e Veriut”, tha Peloni.
Zëdhënësja e qeverisë, nuk specifikoi se kur do të bëhen dërgesat e vaksinave, duke shtuar se më parë duhet të konsultohen me Komisionin Evropian.
Lajmi kryesor:
Në shenjë solidariteti, Bullgaria dhe Greqia ndihmojnë vendet fqinje në ‘luftën’ me pandeminë, i dhurojnë edhe Shqipërisë doza vaksinash kundër COVID-19
J.GJ./ReportTv.al