Vodafone

Probleme me internetin 4G, Vodafone: Rrjeti u rregullua

3 Gusht 2022, 17:08| Përditesimi: 3 Gusht 2022, 17:12

  • Share

Vodafone Albania njoftoi se rrjeti u rregullua dhe funksionon normalisht pas problemeve që pati gjatë ditës së mërkurë.

Shërbimi i internetit të Vodafone 4G prej mëngjesit të sotëm nuk po funksiononte, ndërsa përdoruesit nuk aksesonin dot internetin. 

Vodafonë informoi se shërbimet janë ndikuar nga investimet që po bëhen në kuadër të përmirësimit të rrejtit.

“Në kuadër të përmirësimit të vazhdueshëm të rrjetit tonë, ne në Vodafone 

Albania kryejmë investime të vazhdueshme e të nevojshme. Gjatë përditësimit

të sotëm, shërbimet 4G janë afektuar për pak kohë, duke ndikuar te një pjesë

e klientëve tanë.

Falë punës intensive të ekipit tonë të teknologjisë, të gjitha sistemet e

prekura janë rikthyer në funksion. Për më shumë informacion mund të na

kontaktoni tek shërbimi ndaj klientit #140.

Ne në Vodafone Albania ju falenderojmë për mirëkuptimin! Jemi të përkushtuar

të investojmë në rrjetin tonë, duke pasur gjithmonë prioritet ofrimin e

përvojës më të mirë të rrjetit në vend”, njofton Vodafone.


Lajmi kryesor:

Vodafone, defekt me internetin 4G në të gjithë Shqipërinë, shkakton probleme te qytetarët! Kompania: Rrjeti u rregullua


D.GJ//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?