Kronikë

Pas disa orëve në ‘luftë’ me flakët, shuhen vatrat e zjarrit në Ksamil

27 Qershor, 08:12| Përditesimi: 27 Qershor, 08:15

  • Share

Sarandë- Zjarri i cili ra pasditen e djeshme në periferi të Ksamilit është arritur të fiket plotësisht nga forcat zjarrfikëse rreth orës 3:00 të mëngjesit të sotëm (27 qershor).

Gjatë këtyre orëve burime bëjnë me dije se zjarrfikësit kanë qëndruar në zonë në rast të aktivizimit të mundshëm të ndonjë vatre.

Në zonat malore dhe pyjore të jugut të vendit, gjatë kësaj periudhe, rreziku nga zjarret mbetet i lartë për shkak të thatësirës dhe temperaturave të larta. 

Qarku i Fierit është klasifikuar si zona me rriskun më të lartë për zjarre në shkallë vendi. Vetëm gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti janë regjistruar 48 raste zjarresh në qarkun e Fierit, ndërsa bashkia e Lushnjës rezulton më e rrezikuara, për shkak të djegieve të hamulloreve nga fermerët.

Autoritetet apelojnë për vigjilencë dhe bashkëpunim nga ana e qytetarëve.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rreziku për aksidente, a duhet ndaluar përdorimi i monopatinave?