SPAK merr të pandehur deputetin e PS-së, akuzohet për shpërdorim detyre! Jurgis Çyrbja pasi doli nga Prokuroria: Dhashë sqarime për kohën kur isha drejtues i hipotekës (VIDEO)

11 Tetor, 09:54| Përditesimi: 11 Tetor, 15:19

  • Share

TIRANË-  Prokuroria e Posaçme mori sot (11 tetor)  të pandehur deputetin e PS-së, Jyrgis Çyrbja. Deputeti socialist që la mandatin dy ditë më parë akuzohet për  ‘shpërdorim detyre’ gjatë kohës kur ai ka qenë në krye të hipotekës së Durrësit. Bëhet fjalë për një kallëzim të bërë nga deputeti i PD-së Edi Paloka për zgjedhjet e vitit 2021, kur drejtonte Çyrbja drejtonte Hipotekën e Durrësit dhe opozita e akuzonte se shpërndau leje legalizimesh me qëllime elektorale, informon gazetarja e Report Tv dhe Shqiptarja.com, Keti Banushi. E pranoi dhe vetë deputeti socialist 

"Ishim për të dhënë sqarime për një çështje. Mund të drejtoheni në SPAK për informacionePër kohën kur isha drejtues i hipotekës kisha disa sqarime për të dhënë. Sa herë të dojë institucioni unë jam në dispozicion të vij" tha Çyrbja në një prononcim për gazetarët pasi doli nga SPAK.

Shqiptarja.com dhe Report Tv solli videon e momentit kur Çyrbja u paraqit në SPAK në orën 10:00 të paradites së sotme së bashku me avokaten e tij dhe u largua nga aty pas 30 minutave.

Bëhet fjalë për një vepër penale të kryer në 2016. Gjatë kohës që Çyrbja drejtonte Hipotekën e Durrësit, ai është marrë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në atë kohë, pasi dyshohej se kishte favorizuar Emiljano Shullazin për të përfituar prona në Durrës.

Ndërkohë Lulzim Basha, e kishte etiketuar deputetin disa herë si bashkëpunëtor të krimit. Edhe këtë të enjte, ishte Basha ai që reagoi i pari mes opozitarëve.

“Edi Rama nuk mund të lajë duart vetëm duke detyruar deputetë e ministra të largohen nga funksionet kur u tunden prangat. Ai duhet të mbajë përgjegjesi pse e ka zhytur vendin në korrupsion dhe ka veshur krimin me pushtet”, tha Basha dje.

Çyrbja u pyet dhe lidhur me deklaratën e një dite më parë që justifikonte lënien e mandatit për arsye shëndetësore. Madje u ngacmua duke e pyetur nëse e kishte lënë mandatin se e kishte kërkuar partia.

Pyetje: Cili është problemi juaj shëndetësor?

Jurgis Çyrbja: "Kjo nuk është objekt i hetimit dhe ju nuk keni pse ta bëni këtë pyetje"

Pyetje: Pse e latë mandatin, e kërkoi partia apo e latë personalisht

Jurgis Çyrbja: Çfarë janë këto pyetje

Më datë 8 tetor, Çyrbja u pyet për 5 orë në SPAK për një kallëzim të Partisë Demokratike. Burime i thanë Shqiptarja.com se ligjvënësi i PS u pyet për një kallëzim të Edi Palokës Ndërkohë më 9 tetor dorëzoi dhe mandatin e deputetit të PS-së. 

Dje për Report Tv, Çyrbja mohoi që dorëzimi i mandatit të ketë lidhje me thirrjen në SPAK. Në një reagim për gazetaren Esiona Konomi, Çyrbja thotë se nuk ka asnjë shqetësim të natyrës ligjore, por ka nevojë të kujdeset për shëndetin. 

“Kam nevojë për kohë. Do të kujdesem për shëndetin tim. Nuk kam asnjë shqetësim të natyrës ligjore. Dorëheqja nuk lidhet me thirrjen në SPAK. Ishte një vendim që e mora në vlerësim të situatës sime personale”, tha ai dje për Report Tv.

Çyrbja po mbyllte mandatin e dytë si deputet. Ai u zgjodh për herë të parë si ligjvënës në radhët e PS në vitin 2017. Ndërkohë, në vitin 2021 ishte i treti më i votuari i qarkut Durrës me 6583 vota. Vendin e tij në Kuvend, pritet ta zërë Erjon Meka, i cili në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 mori 2228 vota.

Ora 12:49
Pse e latë mandatin, e kërkoi partia? Ja si u përgjigj deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja pasi doli nga SPAK

Deputeti socialist që la mandatin dy ditë më parë akuzohet për  ‘shpërdorim detyre’ gjatë kohës kur ai ka qenë në krye të hipotekës së Durrësit. 

Kur doli nga SPAK Çyrbja u pyet dhe lidhur me deklaratën e një dite më parë që justifikonte lënien e mandatit për arsye shëndetësore. Madje u ngacmua duke e pyetur nëse e kishte lënë mandatin se e kishte kërkuar partia.

Pyetje: Cili është problemi juaj shëndetësor?

Jurgis Çyrbja: "Kjo nuk është objekt i hetimit dhe ju nuk keni pse ta bëni këtë pyetje"

Pyetje: Pse e latë mandatin, e kërkoi partia apo e latë personalisht

Jurgis Çyrbja: Çfarë janë këto pyetje

S.B//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xhoni: 11/10/2024 20:58

    E mer çyrbe ja ku te erdhi dita me u bo hero per partine, se u lodhe poshte e nolt neper katune, duke i mashtru ato katunaret me nai rruge me çakull, me nai rikonstruktim shkolle duke rraf gjoksin medemek tgjitha kto tmira e gjithe ky bollek jua solli deputeti zones. Pse si ke tregu atyne katunarve anej nga ishmi sa toka ke pervetsu duke i hedh ne emra te tjere, sidomos anej nga kalaja skenderbeut. Sa toka i keni vjedh atyne fakirave dhe ja ke fal rrumit, kepit e kushdo qe te shtronte nai pjate te ngrofte me nai cope me mush hunet. A mer çyrbe mer çyrbe, ishe mire te gjelltorja plakut, ca tu desh politika se mire qe kane me tmor ca ke vjedh, po kane me tcu nfis o cyrbe horri

    Përgjigju
  • Lushka: 11/10/2024 16:34

    Shpifje shpifje shpifje (vjedhur nga berlusconi e perdorur nga mbreti yn sovran edi rama) ska droge ne shqiperi ska baste sportive. Gjithe keto vite shqiperia u mbush me llum bazik droge baste e mbetje politike si nga ana tjeter e frontit kundershtar njesoj jane. Lindita nikolla tha uaaa nuk egziston te arsimoj vajzen time ketu jasht vetem jasht shqiperie. Nuk e di nuk e kuptoj ky ish drejtor heq mandatin e deputetit ja kapen veshin i thane lere ose do te lejme ne. Amn me aman drejtesia keto bejne nga 1 vit burg e dalin te paster edhe kan vec miliona euro e askush nuk ja sekuestron. Kur nuk ja sekuestron trafikanteve jo me ketyre qe bejne ligjet. A do behet ky komb ndonjeher apo do hecim me genjeshtra akoma. Vetem uje e drita mos kerkoni... por ne per ato kishim nevoj...por sdi cte thuash per kete ajken e politikes qe dalin veças. Sherbimi informativ i ka te gjitha informacionet per cilindo ketu por se nuk zbatohen tjeter gje. Lum ne per shqiperine qe kemi ne europe sa me shpejt...

    Përgjigju
    • Loni: 11/10/2024 18:08

      Fix mi lushka fix. Por nuk e di si mund te lesh mandatin pa ber zhurme fare fare... e habitshme dhe kjo. Zakonisht keto bejn shum buj.nejse do ket ber ndonje gabim. Dolem te gjithe te degjenero kurruptuar... si nuk na doli nje figure e paster politike. Ore drejtesia koncept eshte se nuk egziston. Edhe ne usa ka padrejtesi e pislleqe por ne jemi aq vend i vogel saqe merren vesh. Ehabitshme si e la mandatin ky!? Nesje nje mbetje politike me pak.

  • XXX: 11/10/2024 15:06

    Ky para 2 ditesh deklaroi qe skishte asnje problem mw drejtwsine ????

    Përgjigju
    • Or tej: 12/10/2024 08:59

      Nuk ka ai probleme me drejtesine por ka drejtesia probleme me te or teeeejjjjj

  • Goni nures: 11/10/2024 13:57

    o cyrbe po gruan e prok paske marre avokate, po cben keshtu more djal

    Përgjigju
  • xXx: 11/10/2024 12:48

    Edhe Çyrbja e paska bërë çorbën...Po nuk keni cipë fare o analfabet...

    Përgjigju
  • Ktapaskan: 11/10/2024 12:46

    Kta te ps paskan parandjejn paranormale ë vlla? Shum te frikshem se si ose japin doreheqjen ose largoen nga partia pak ke para se te akuzoen/arestoen. Nuk besoj ngaqe e kan spakun e tyre do jet fenomen paranormal se ska shpjegim tjeter...

    Përgjigju
  • Eri: 11/10/2024 12:20

    Ketu ndahen dy botet; ata qe shkojne me kembet e veta te perballen me drejtesine dhe ata qe i vendosin flaken vendit per t'iu fshehur drejtesise. Krimet e Cyrbes jane pikla uji me ato te Nokes, Mediut, Bumcit, Bodes, Lulit etj. se s'po bej krahasim me Salen dhe Liken se ata jane nivel tjeter.

    Përgjigju
    • Eri: 11/10/2024 21:30

      Tqm, mos u merr me mua. E njoh Çyrben aq sa të njoh ty. Për mua shkofshin zvarrë të gjithë e të bëjnë burg për çfarë kanë bërë, por kur shoh rastin Salianji dhe këtë rast, evidentoj diferencën. Dhe kjo është ajo që kemi pritur, mos ketë kush mbrojtje politike. Një drejtor kadastre sado piisllëqe të ketë bërë, nuk krahasohet me një ministër dhe sidomos në kohën kur drejtësia ishte nënshtruar komplet. Ky ka fol me 5 mijëshe, ata flisnin me 500 mijë e sipër.

    • Po rika po: 11/10/2024 13:24

      Botet e kujt e hajduteve ndahen. Je ndonje servil i ketij ne hipoteke se ska mundesi . Asgje nuk eshte falas ne kete jeteas servilizmi. Ky ropshi pa 5 mij euro nuk te fuste ne zyr e ste mbaronte pun. Le ta gjej me drejtesin e re e drejte si draperi. Kush eshte ai budall qe le mandatin e deputetit. Por i kan vendosur ultimatum edhe ketu ndahen botet servili eri. Pd e lsi me lum por ps na vrau shpresen na groposi me keq sec ishte... un nuk njoh m3 njeri ne lagjen time te gjithe te ikur e eshte mbushur me fshatar...

  • Ardi: 11/10/2024 12:12

    Aq e kalbur dhe korruptuar eshte shoqeria sa nje plehre si ky sot qesh e tallet kur pyetet nga media. Pa pike turpi le mandatin qe neser te arrestohet jo si deputet. Ne partine e tij askush nuk flet a thua sikur ka ndodhur dicka nr nje vend tjeter. Kulmi i imoralitetit. Qe mban gjalle regjimin e ri ramakrimian.

    Përgjigju
  • Apapap: 11/10/2024 11:40

    O çyrbe, po ti dje the që të haej muhabeti prandaj ndejte 5 orë spak. Qenkan legena ata, ta paskan me të futur

    Përgjigju
  • Zakarel: 11/10/2024 11:39

    Ca semundje ke amon do moresh ne qafe nai doktor tani do e moresh me vete

    Përgjigju
  • Ops: 11/10/2024 10:59

    Keshtu ndodh kur i hipen gomarit mbrapsh o Cyrbeeeee .................. As ne rruge nuk na fole me eee

    Përgjigju
  • Mjeku: 11/10/2024 10:26

    Kujdesu per shendetin lere Spakun o Çyrbja. Ti ke hallin e majasellit keta tallen me ty. Je " i semure" dhe ti si Lindita Nikolla. As dinjitet nuk keni as moral dhe as turp. Beji 5 vite burg tani per partine.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?