I arrestuar brenda pak orëve pasi amnistia e liroi, Sokol Sinomati apo Buzëderri, u liruan në Itali pasi u ekstradua nga Shqipëria në 4 qershor. Burime për Report TV bëjnë me dije Sinomati do vijojë të qëndrojë në Itali për t’u hetuar në gjendje të lirë nga gjykata e Leçes.
Në muajin prill të këtij viti, Sinomati u arrestua për llogari të drejtësisë italiane ku ishte dënuar me 12 vite burg për organizatë kriminale e trafik ilegal emigrantësh.
Sapo doli nga qelia e burgut të Fushë Krujës, Sinomati u vu në pranga sërish në Vlorë, për t’u ekstraduar më pas në Itali.
Gjithashtu Sokol Sinomati është babai i të riut Gëzim Sinomati i ekzekutuar me snajper në janar të këtij viti në Vlorë, atentat ende i pazbardhur.
Në të kaluarën Sinomati ka qenë pjesë e bandës së Gaxhait në Vlorë, rivalë me bandën e Myrteza Çaushit.
Cfaredo qe te bej tani eshte e pavlere. Cdo hakmarrje qe mund te beje e ben per te plotesuar egon e tij prej krimineli jo se ka ndonje kuptim. Me ka ardhur shume keq per ate djale dhe ai krim nuk justifikohet me asgje. Por plehra si ky dhe i vellai i bejne hije kot tokes.
Përgjigju