Pas qytetit të Elbasasnit dhe atij bregdetar të Vlorës, Forcat Speciale RENEA kanë zhvilluar aksion blic edhe në Fier, Durrës dhe Shkodër. Në qytetin e fundit mësohet se janë shoqëruar në komisariat disa persona. Burime për report Tv bëjnë me dije se kontrollet kanë patur në fokus personat e shpallur në kërkim apo me precedent penal, ngjarjet kriminale si dhe arrestimi i atyre që mbajnë armë pa leje. Aksioni në vend vjen edhe pas mbledhjes dhe presionit të një dite më parë për drejtuesit e këtyre qarqeve nga kryepolici Gledis Nano.
Lajmi kryesor:
Ngjarjet kriminale, RENEA kontrolle blic në të gjithë vendin! Disa të shoqëruar në Elbasan dhe Shkodër! Aksion i befasishëm edhe në Vlorë pas atentatit ndaj të riut (VIDEO)
//ReportTv.al