Qytetarët zgjedhin Manastirin e Zvërnecit pas festës së Vitit të Ri: Shpresojmë që të çlirohemi nga pandemia në 2022

2 Janar 2022, 16:35| Përditesimi: 2 Janar 2022, 16:40

  • Share

Kjo e dielë ka shënuar fluks në zonat turistike. Të shumtë janë qytetarët vendas por edhe të huaj që kanë zgjedhur të vizitojnë Manastirin e Zvernecit në Vlorë. Vizitorët shprehen se është një vend i mrekullueshëm.

"Jam nga Vlora por nuk jetoj në Vlorë. S'kam ardhur në Shqipëri prej 7 vitesh dhe erdha të vizitoj mamin e babin". Erdha në Manastirin e Zvernecit se është vend i mrekullueshëm, bën foto të bukura është bukur dhe pastër. Jam nga Fieri dhe erdha në Zvernec për pushim se është ditë e mrekullueshme." - shprehen disa nga vizitorët.

Të pyetur nga Report Tv, turistët shprehen se urimi kryesor për për 2022 është çlirimi nga pandemia e Covid-19. 

"Të kalojmë të gjithë të bashku sa më mbarë. Na ka zënë covid presim nga ky vit gjithë të mirat për të gjithë shqiptarë dhe qoftë vit i mbarë për të tërë. 2022 ishalla s'kemi më pandemi. Eshtë vend i mirë i shenjtë i bukur, shumë mirë. Për vitin e ri urojmë shëndet edhe të kemi më shumë para. Fëmijët ti kemi mirë kudo që janë." - shprehen ata.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?