Kronikë

Pas Fierit, Çela takime me prokurorët në Vlorë: Pastrimi i parave mbetet shqetësim real, krimi i organizuar në fokus (VIDEO)

17 Maj 2021, 15:13| Përditesimi: 17 Maj 2021, 16:18

  • Share

Pas takimeve me drejtuesit në Prokurorinë e Fierit, kryeprokurori Olsian Çela është ndalur në Vlorë ku edhe ka zhvilluar takime me prokurorët. Sërish nënvizoi se fokusi i takimeve janë krimi zgjedhor dhe pastrimi i produkteve të veprës penale. Ai gjithashtu theksoi se Prokurorive i është kërkuar hetim i shpejtë dhe i plotë i këtyre veprave.

“Sot isha edhe në Fier ku pata një takim me drejtuesit e Prokurorisë të Rrethin gjyqësor atje, i njëjti objekt takimi ka qenë edhe në Vlorë me tema që janë krimi zgjedhor dhe efektiviteti i luftës ndaj pastrimit të produkteve të veprës penale. Sa i përket krimit zgjedhor që mund të them është prioritet i ditës,  iu është kërkuar Prokurorive në rang vendi që hetimi i shpejtë dhe i plotë i tyre të jetë prioritet. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka një ngarkesë në raport me të tjerët më të ulët sa i përket këtyre veprave, por për nga rëndësia kanë të njëjtat vlera.

Ndaj u është kërkuar që në kohë optimale këto hetime t’i përfundojnë sa më shpejt. Dhe prioritet mbetet sigurimi i transparencës, komunikimi i rezultateve të hetimit. Sa i përket pastrimit të parave mbetet shqetësim real dhe konstant dhe ka qenë në qendër të vëmendjes të Prokurorisë së Përgjithshme. Dita e sotme shërbeu për të nxjerrë në pah disa nga problemet që do të ndiqen në vijim.

Ende ka probleme në komunik institucional me agjenci ligjzbatuese, ka nevojë për përmirësim. Prokuroria duhet të marrë një rol aktiv, për të bërë më shumë. Dita e sotme shërbeu për të nxjerrë në pah problemet. Sa i përket krimit Duhet të jemi të qartë me ndarjen e përgjegjësive. Mes prokurorive të përgjithshme dhe të posaçme. U është kërkuar prokurorive që të koordinojnë punën".'

I pyetur për ngjarjet e fundit kriminale ai tha se krimi i organizuar është në qendër të vëmendjes, si në Prokurorinë e Elbasanit po ashtu edhe në atë të Vlorës.

 Fenomenet e krimit të organizuar janë në qendër të vëmendjes si në Prokurorinë e Elbasanit po ashtu edhe në atë të Vlorës, dhe iu është kërkuar të gjitha prokurorive që të koordinojnë Punën me Prokurorinë e Posaçme. Patjetër që është e vështirë të hetohet plotësisht pastrimi i parave, por me rëndësi është që Prokuroritë të kenë fokusin e hetimit të këtyre rasteve. Besoj që aktualitet i ditës është krimi zgjedhor dhe pastrimi i produkteve të veprës penale”, tha ai.


Lajmi kryesor:

Hetimet për krime zgjedhore, Çela në prokurorinë e Fierit dhe të Vlorës: Shumë shpejt do kemi rezultate, edhe krimi i organizuar në fokus


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?