Kryetari i Partisë Demokratike doli sot në konferencë për gazetarët, ku iu përgjigj edhe pyetjeve për situatën politike, konfliktet brenda PD-së pas primareve dhe zgjedhjet e 11 majit.
Ai iu përgjigj edhe deklaratave të deputetit Dashnorm Sula dhe ftesës që i bëri sot kryeministri Edi Rama ligjvënësit demokrat.
“Dash Sula është eksponent i PD dhe vendi i tij është këtu. Njeri të pagabueshëm nuk ka. Ideja e tij për të gjetur strehë te Lapaj e mori përgjigjen sot nga Rama. Rama i tha se sa shkon te Lapaj, hajde te unë, njëlloj është, i tha se jam unë padroni. Këtu shifet se sa e gabuar ishte përzgjedhja që bëri Dashi me Lapajn. Ata janë njëlloj, paterica të Edi Ramës. Dashnor Sulo është një eksponent i PD me investime reale në këtë parti dhe vendi i tij është në PD”, u përgjigj Berisha.
Berisha mbrojti edhe gjestin e shëmtuar në foltoren e Kuvendit të deputetit dhe sekretarit të PD-së, Flamur Noka, që u tregoi kolegëve dhe kamerave gishtin e mesit. Teksa nuk iu përgjigj direkt çështjes së largimit të ‘aleatëve madhështorë’ apo kritikave nga Selami Jenishehri.
“Bën një keqinterpretim ti aty, ishte krejtësisht tjetër, flamuri mund të mos e bënte atë gjest, por flamuri i njeh që ata kuptojnë më mirë se çdo gjuhë tjetër gjuhën afrodiziake. Sa Madhështore është aleanca pa Jenishehrin? Aleanca jonë është madhështore për Shqipërinë madhështore, është program që bën aleancën madhështore, është një program që Shqipëria nuk e ka pasur kurrë në historinë e saj”.
Sali Berisha komentoi edhe replikat në distancë me video-postime mes kryetarit të PS-së, Edi Rama dhe atij të Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha ditët e fundit, në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
I pyetur nga gazetarët, ai u përgjigj për disa çështje politike dhe mes tyre atë që e quajti “dashuri latente të bërë tashmë publike Rama-Basha”. Berisha uroi që “Zoti t’ua shtojë dashurinë” kësja dyshe politike dhe që nga e fshehtë tani doli hapur.
“Atë që kishin fsheh e nxorën hapur, se dashuritë janë me faza, E kanë fazën latente, e kanë publike. Tani e nxorën hapur, kaq mund të them. Ska gjë, e kishin këta po jo në publik. Zoti jua shtoftë!”, u shpreh ai në fund të fjalës së tij.
Komente
