Sali Berisha komentoi edhe replikat në distancë me video-postime mes kryetarit të PS-së, Edi Rama dhe atij të Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha ditët e fundit, në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
I pyetur nga gazetarët, ai u përgjigj për disa çështje politike dhe mes tyre atë që e quajti “dashuri latente të bërë tashmë publike Rama-Basha”. Berisha uroi që “Zoti t’ua shtojë dashurinë” kësja dyshe politike dhe që nga e fshehtë tani doli hapur.
“Atë që kishin fsheh e nxorën hapur, se dashuritë janë me faza, E kanë fazën latente, e kanë publike. Tani e nxorën hapur, kaq mund të them. Ska gjë, e kishin këta po jo në publik. Zoti jua shtoftë!”, u shpreh ai në fund të fjalës së tij.
Lajmi kryesor:
Pas ftesës së Ramës, Berisha ‘josh’ Sulën: Vendi i tij është në PD! Lapaj është patericë e Edit! Mbron gjestin e turpshëm të Nokës në Kuvend
A.Q/r.k./ReportTv.al
