Merr fund ngërçi në drejtësi, pas KLP, zhbllokohet edhe KLGJ, Zaganjori mbledh gjyqtarët, konstituimi në datën 12 dhjetor

30 Nëntor 2018, 10:28| Përditesimi: 1 Dhjetor 2018, 08:57

  • Share

Pas Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cili i hap rrugë krijimit të Prokurorisë Antikorrupsion njohur si SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit zhbllokohet dhe ngritja e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit. Report Tv ka siguruar listën e 10 gjyqtarëve të kualifikuar në Veting, të cilët Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ia ka përcjellë kreut të Gjykatës së Lartë. Konstituimi i KLGJ është njoftuar më datë 12 dhjetor nga Xhezair Zaganjori me urdhrin për të krijuar KLGJ, e cila do të zëvëndësojë Këshillin e Lartë të Drejtëissë të drejtuar nga presidenti Ilir Meta.

Kandidatët për KLGJ janë Medi Bici nga Gjykata e Lartë, Ilir Toska nga Gjykata e Apelit Tiranë, Nertina Kosova nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda dhe Brikena Ukperaj – Gjykata e Apelit Vlorë. Nga Gjykata e Apelit ishte në garë dhe Luan Dervishi i Apelit Shkodër, por u shkarkuar nga komisioni i Vettingut. Pjesa tjetër e gjyqtarëve në garë vijnë nga Gjykata e Tiranës Alma Brati, Astrit Faqolli, Brunilda Kadi, Manjola Xhaxho. Gjyqtarja Marçela Shehu vjen nga Gjykata e Kurbinit ndërsa, Dritan Hallunaj vjen nga Gjykata e Shkallës së parë për Krime të Rënda.

10 gjyqtarët e kualifikuar, më 11 dhejtor do të garojnë për t'u bërë pjesë e KLGJ-së, për 6 vendet vakante. Institucioni më i lartë i drejtësisë përbëhet nga 6 gjyqtarë dhe 5 jo gjyqtarë mes tyre shoqëria civile, avokatë dhe pedagogë, të cilët kanë mandat 5 vjeçar. KLGJ ka kompetenca të plota për organizimin e drejtësisë, duke nisur që nga rekrutimi sëbashku me shkollën e magjistraturës të gjyqtarëve që emërohen. Gjithashtu KLGJ propozon edh eanëtarët e Gjykatës së Lartë. Ndër të tjera kompentenca KLGJ ka dhe transferimin, penalizimin si dhe vlersimin e gjyqtarëve të të gjitha nivele.

Veç të tjerash KLGJ administron dhe gjykatat si nga ana financiare po ashtu edhe nga ajo e ngarkesave të gjyqtarëve në dosjet përkatëse si dhe rekturimin e stafeve civile dhe administratës. KLGJ është institucioni i cili ndërhyn sa herë propozohen ndryshime në ligjet për sistemin e drejtësisë dhe këtë e bënë duke shprehur oponione.

Në bazë të parashikimeve ligjore, Këshilli i Lartë Gjyqësor është organ kolegjial i përbërë nga 11 (njëmbëdhjetë) anëtarë, të cilët shërbejnë në detyrë me kohë të plotë. 6 (gjashtë) prej anëtarëve të Këshillit janë gjyqtarë nga të gjitha nivelet e pushtetit gjyqësor, nga të cilët; 1 anëtar nga Gjykata e Lartë, 2 anëtarë nga Gjykatat e Apelit; dhe 3 anëtarë nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore. Ndërsa pesë anëtarët e tjerë të KLGJ i përkasin radhëve të avokatisë dy anëtarë, 2 nga trupa e pedagogëve të Drejtësisë dhe Shkollës së Magjistraturës dhe një nga Shoqëria Civile. Kuvendi ka votuar disa muaj më parë përzgjedhjen e 5 anëtarëve jo gjyqtarë për në KLGJ, të cilëve do t'iu bashkëngjiten 6 anëtarët gjyqtarë, për të bërë funksionale një prej institucioneve kyçe të drejtësisë.

Kandidatët për anëtar të KLGJ-së nga radhët e gjyqësorit:

Nga Gjykata e Lartë:
1. Medi Bici – Gjykata e Lartë

Nga Gjykatat e Apeleve:
1. Ilir Toska – Gjykata e Apelit Tiranë
2. Nertina Kosova – Gjykata e Apelit për Krime të Rënda
3. Luan Dervishi – Gjykata e Apelit Shkodër (KPK e ka shkarkuar)
4. Brikena Ukperaj – Gjykata e Apelit Vlorë

Nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore:
1. Alma Brati – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
2. Astrit Faqolli – Gjykata e Gjyqësor Rrethit Tirane
3. Brunilda Kadi – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
4. Manjola Xhaxho – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
5. Marçela Shehu – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin
6. Dritan Hallunaj – Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda

Anëtarët jo gjyqtarë për KLGJ

Avokatia

Fatmira Luli
Alban Toro

Pedagogët

Erion Muharremaj
Maksim Qoku

Shoqëria civile

Naurela Llagami

Komento

Komente

  • erma: 13/12/2018 12:59

    zagarnjorat dhe kar striot seliten ne panel ???!!! mjere ti o popull!!! ky psikopati i dyte ka dhunuar fam e tij do bej drejtesi....oooooooooooooooooooooffffffffffffffffffffffffffffffffffffffffffffff!!! publikoje shqiptarja, mos fshi emrat, mos ki frike!!!

    Përgjigju
  • erma: 13/12/2018 12:58

    zagarnjorat dhe kar striot seliten ne panel ???!!! mjere ti o popull!!! ky psikopati i dyte ka dhunuar fam e tij do bej drejtesi....oooooooooooooooooooooffffffffffffffffffffffffffffffffffffffffffffff!!!

    Përgjigju
  • Emigranti: 01/12/2018 07:35

    Kush e mbron zotin 1000000 E dhe pret populli drejtesi!!!???

    Përgjigju
  • Beni: 30/11/2018 17:06

    More zoteri Zhezairin plaseni Brenda dhe Jo ky te thirri mbledhje se keshtu po irritoni Populln ky eshte fatkeqesia e drejtesise shqiptare fatkeqesia e shqiptareb habitemi qe spo e kuptoni akoma

    Përgjigju
  • alban: 30/11/2018 12:30

    Obobo perseri ne duart te ketij gjarperit mbeti sistemi i drejtesis. Ky duhet te perfundoj ne giotin.

    Përgjigju
  • Populli: 30/11/2018 11:01

    Akoma Zhezair Zaganjori ky duhet te ishte me burg dhe ti konfiskohej Pasura qe ka vjedhur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?