Një 50-vjeçar i identifikuar si V.H., është shpallur në kërkim nga policia e Vlorës. Pas një konflikti të çastit, në banesë, me bashkëshorten e tij, të identifikuar me inicialet L. H, dhe dy fëmijët e mitur, ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Ngjarja ndodhi rreth orës 21:45, në fshatin Kaninë, Vlorë. Nga verifikimet e bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar. Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.