Kronikë

Pas 10 ditësh më në fund një helikopter për shuarjen e zjarreve duket në qiellin e Vlorës! Për pak orë vendos nën kontroll disa nga vatrat më të mëdha! Ende asnjë përgjigje për vonesën dhe dëmet

1 Gusht 2021, 08:52| Përditesimi: 1 Gusht 2021, 20:15

  • Share

VLORË-Sot në qiellin e Vlorës pas më shumë se 10 ditësh flakë dhe tym është dukur më në fund një helikopter me mision për të fikur zjarret. Helikopteri në vetëm pak orë punë ka bërë mrekullinë, janë vënë nën kontroll vatrat më të mëdha të zjarreve dhe tashmë po punohet me intensitet për fikjen përfundimtare të tyre.

Ky ka qenë njoftimi që e ka dhënë vetë edhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi përmes një postimi në rrjetet sociale. Peleshi falënderon të gjithë efektivët e forcave të armatosura. Por ministri nuk thotë se nëse do ishte ndërhyrë më parë do të ishin bërë dëmet kolosale të deritanishme! Ende nuk kemi informacion se përse nuk u ndërhy më parë. Pyetja e madhe në këtë situatë është: A do të mbajë kush përgjegjësi për të gjithë këtë papërgjegjshmëri?

Megjithatë gazetari i Report Tv, Armand Xhelili raporton se situata është ende serioze, me luftën që po bëhet me flakët në Karaburun, Tragjas dhe zonën e Kuçit.

Që në mëngjes helikopteri me tu mbushur në Orikum herë ka shkuar në Karaburun dhe herë në Dukat. Sipas asaj që shkruan kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, më ndërhyrjen e tij u përpoq orët e para të mëngjesit të vërë në kontroll flakët në një vatrave më aktive, atë në Dukat.

Vendin e kanë pushtuar zjarret, sidomos pamjet nga Qarku i Vlorës kanë qenë vërtet apokaliptike. Qytetarë të frikësuar dhe punonjës që me vetëmohim dhe mjete rrethanore, degë pemësh dhe lopata, luftojnë me flakët. Kjo ka qenë panorama e këtyre 10 ditëve ndërkohë që autoritetet kanë 'fikur' telefonat edhe për gazetarët.

1627800986_1627800276helikopter.jpg

1627808144_Sequence03.00003804.Still021.jpg

Helikopteri duke u furnizuar me uje

 

Video / Zjarri në Karaburun dhe raportimi i gazetarit të Report TV 

 

Ora 20:08
Pasi e lavdëroi me krenari punën që po bëhej në terren dhe nga ajri për shuarjen e zjarrit, Niko Peleshi fshin videon e ndërhyrjes së helikopterit në Karaburun

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka fshirë videon nga facebook-u të ndërhyrjes me helikopter nga ajri për të shuara vatrat e zjarrit në Karaburun dhe Dukat, ku vijon ë të digjen prej më shumë se 10 ditësh. Ministri Peleshi e prezantoi me krenari punë që po bëhej në këtë zonë, por duket se ka ndryshuar mendim pasi ka fshirë postimin për arsye ende të panjohura.

Ndërhyrja nga ajri u bë me shumë vonesë dhe pas shumë apelesh, ndërsa sot pas më shumë se 10 ditësh u shfaq një helikopter për të punuar për vënien nën kontroll të flakëve.

Vatra në zonën e Dukatit është vënë në kontroll, ndërsa problematike vijon të mbetet zjarri në Karaburun për shkak të erërave të forta, ndërsa helikopteri ka ndërpre punë në orët e pasdites për të rinisur sërish nesër.

Kjo është video që ministri Niko Peleshi ka fshirë, ku duket ndërhyrja nga ajri për shuarjen e zjarrit në Karaburun

 

Ora 19:19
Pamje me dron, ja si duket Karaburuni i mbuluar nga tymi (VIDEOLAJM)

Pas 10 ditësh në flakë, këto janë pamjet që ofrohen nga lartësia e Gadishullit të Karaburunit. Siç shihet nga pamjet e filmuara me dron, Karaburuni është i mbuluar totalisht nga re të mëdha tymi.

Ora 13:41
Një tjetër vatër e madhe zjarri në Vlorë,  flakë edhe në malin e Kuçit

 

Të tjera vatra zjarri në malet dhe pyjet e Vlorës. Së fundmi flakë dhe tym janë konstatuar në Malin e Kuçit dhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv situata duket shumë serioze.

Ora 13:21
Vlora në flakë prej ditësh, prefekti Mamaj: Pas ndërhyrjes ajrore, zjarret u vunë në kontroll! Vatrat në Tragjas dhe Kuç të rrezikshme, vështirë të trajtohen prej terrenit

Prefekti i qarkut të Vlorës Flamur Mamaj flet për situatën e zjarreve, ndërsa deklaron se në qarkun e Vlorës disa vatra janë të rrezikshme, si ajo në fshatin Tragjas, në Kuc por dhe Karaburun. Për të fikur këto zjarre kërkohet ndërhyrja nga ajri, vetëm kjo mund të jetë zgjidhje. Mamaj tregon dhe për vështërsitë që kanë pasur zjarrfikësit, punonjësit e zonave të mbrojtura por dhe prefektura për te shkuar në terren për të fikur zjarrin. 

“Sot për shkak të ndërhyrjes së forcave ajrore u bë e mundur që zjarret të vihen në kontroll. Kemi vetëm pjesën mbrapa këtu në Dukat fshat për të cilën shpresojmë që edhe pas ndërhyrjes së helikopterit të  mbyllet si zonë.

Në të gjithë qarkun e Vlorës kemi disa vatra të rrezikshme të cilat  do ti quaja si zona të vështira për tu trajtuar.  Zona e Tragjasë, kemi zonën e Kuçit ku edhe këtu ka pasur një kohëzgjatje të zjarreve. Shpresojmë që situatën ta vëmë nën kontroll. Në Karaburun është neutralizuar dhe është stabilizuar situata. Kjo vijë zjari që ndodhet pas nesh është një punë shumë e vogël që duhet të bëjë helikopteri për ta mbyllur.

Është terren shumë i thepisur dhe me bimësi. Na është dashur 6 orë për tu ngjitur në mal për të përballuar një pjesë të zjarrit që mund të shkaktonte acarim të situatës deri në kanalizim të zjarrit në drejtim të llogarasë. Zjarri është 800 m nga banesat. Për pak minuta do të ngrihet helikopteri dhe do ta sistemojmë dhe këtë zonë”, thotë Mamaj.

VIDEO/ Zjarri ne Karaburun dhe Tragjas
Ora 13:09
Pas apelit disa ditor helikopteri për pak orë vendos nën kontroll vatrat më të mëdha të zjarreve! Peleshi shpreh krenarinë por nuk shpjegon vonesën

 

Pas apelit prej ditësh të Report Tv për mungesën e ndihmës nga ajri për shuarjen e zjarreve, helikopteri i Forcave të Armatosura më në fund ka vënë nën kontroll me vetëm pak orë punë vatrat më të rrezikshme të flakëve.

Pas apelit prej ditësh të Report Tv për mungesën e ndihmës nga ajri për shuarjen e zjarreve, helikopteri i Forcave të Armatosura doli sot dhe për pak orë arriti të vendosë nën kontroll vatrat më të rrezikshme.

Lajmin  së bashku me krenarinë, edhe pse ditë me vonesë, e ka dhënë vetë ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi përmes një postimi në rrjetet sociale. Peleshi falënderon të gjithë efektivët e forcave të armatosura.

"Gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit janë vënë në kontroll ose neutralizuar pothuaj të gjitha situatat serioze të zjarrit, sfidë vazhdon të ngelet Karaburuni, ku është përqendruar edhe puna më e madhe e Forcave të Armatosura. Falënderoj të gjithë efektivët e Forcave të Armatosura dhe strukturave të tjera të mbrojtjes civile për angazhimin dhe sakrificën e treguar në këto ditë të nxehta, na bëni të gjithëve krenarë",  ka shkruar Peleshi.

Por ministri nuk thotë se nëse do ishte ndërhyrë më parë do të ishin bërë dëmet kolosale të deritanishme! Ende nuk kemi informacion se përse nuk u ndërhy më parë.

 

Ora 09:32
Vlora e pushtuar nga zjarret, edhe kryebashkiaku Leli gjen kohën këtë të diel të dalë në terren: Helikopteri po stabilizon situatën

Edhe kreut të Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, i janë dashur ditë të tëra për të pasur një reagim për zjarret që kanë pushtuar kryesisht Dukatin, Tragjasin dhe Karaburun.

Leli është shprehur nga Dukati se mbërritja e helikopterit të Forcave të Armatosura ka filluar të stabilizojë gradualisht situatën.

"Nga Dukati, po shohim këtë mëngjes një dritë shprese që njësoj si për natyrën vlen edhe për sakrificën e atyre dhjetëra djemve të Zjarrfikëses, Ushtrisë, përfaqësuesve të Zonave të Mbrojtura dhe Bashkisë Vlorë.

Mbërritja e helikopterit të Forcave të Armatosura, për të ndërhyrë në fikjen e zjarreve nga ajri, ka filluar të stabilizojë gradualisht gjendjen e rënduar që përfshiu Karaburunin në ditët më të nxehta të korrikut", ka shkruar Leli, teksa ka postuar edhe foto në rrjetet sociale.

 

Ora 09:31
10 hektarë pyje të djegura, shuhen përfundimisht vatrat e zjarrit në Përmet

Shuhen përfundimisht vatrat e zjarrit në lartësitë e fshatit Kutal në Përmet. Zjarri u aktivizua në orën 14:20 të një dite më parë dhe në orën 08:45 të ditës së sotme është vënë nën kontroll të plotë. Pylli me pisha të reja e të vjetra, shkurre në një pjesë e zonës së mbrojtur në pronësi të Bashkisë se Permetit është shkrumbuar komplet dhe në vleresimin paraprak dhe jo perfundimtar bëhet fjalë për 10 ha pyje te djegura. Zjarri ka rënë në vendin e quajtur Braçkovë, fshati Kutal.

Njësia Administrative bën me dije se “në aksionin e shuarjes se flakëve, jane angazhuar 20 forca të armatosura, 5 forca policore, 21 forca zjarrefikese nga Permeti, Kelcyra e Tepelena me 5 mjete zjarrfikëse. Njëkohesisht krahas tyre u angazhuan edhe 30 punonjës te Bashkisë Përmet. Atualisht forcat zjarrfikëse janë duke monitoruar vatrën e zjarrit dhe kontollin e djegieve në brendësi te zonës së emergjencës-shprehen burime zyrtare nga Sektori Emergjencave Civile dhe Sherbimit Zjarrefikes nga Bashkia e Përmetit.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eris: 01/08/2021 14:07

    Menaxhim skandaloz i zjarreve.Pergjegjesit duhet te vihen para pergjegjesise.

    Përgjigju
  • Vlora: 01/08/2021 13:53

    T'ju vije turp te gjitha paleve qe vonuan procesin ne dem te pasurive qe i kemi te gjithe. Te behet hetim dhe te shkarkohen e te gjobiten gjithe plehrat qe e bene kete per sherre interesa personale.

    Përgjigju
  • albi: 01/08/2021 11:43

    Duhet te shkarkohen te gjithe pergjegjesit per vonesen e helikopterit. Zv.ministraja e para.

    Përgjigju
  • redi: 01/08/2021 08:09

    Demet qe po krijohen cdo vere kane kosto te larte ne pyje duke jaluar dhe vleren e helikopteteve qe cohen per remont ne k9hen e veres. Ka ardhur koha qe Emergjencat civile te kene ne dispozicion dy helukoptere sikurse ka dhe Ministria e shendetsise .Vet terreni i thyer e ben jo efektive nderhyrjen e zjarrfijsave.Kam besim se Niko Peleshi si organizator i njohur do degjoj zerin e mijera qytetareve per kete problem ,sa ekologjik aq dhe sicial ekonomik.Zonja Bici me deklaraten qe dha per zjarret nuk duhet te jete me aty.Zjarrfiksit me mjetet qe kane pi tregojne heroizem mes flakesh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?