E gozhduan me pyetje, ONM kërkon shkarkimin e gjyqtarit Artur Malaj. Kush janë 5 të apeluarit e tjerë

10 Gusht 2018, 11:00| Përditesimi: 10 Gusht 2018, 13:54

  • Share

 

Kaluan vettingun duke u çertifikuar për të qenë pjesë e sistemit të drejtësisë, shkon në 6 numri i ankimeve të kërkuara nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe nga Komisioneri Publik.


Fillimisht u ankimua kalimi i vettingut për kreun e Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, më pas për anëtarin e gjykatës së Lartë Edmond Islamaj dhe për kreun e kësaj gjykate Xhezair Zaganjori.


Një ditë më parë Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kërkoi nga Komisioneri Publik të ankimojë vendimin për të certifikuarit Gentian Osmani, Prokuror i Krimeve të Rënda njëherazi pjesë e grupit hetimor në dosjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe gjyqtarit Administrativ Gentian Medja.


Këtë të premte ONM ka rekomanduar pranë komisionerit publik të ankimojë kalimin e vetting-ut për gjyqtarin e Apelit administrativ Artur Malaj.

Malaj kaloi vettingun me sukses më 3 Gusht 2018 dhe përse në dosjen e tij dhe në seancën dëgjimore ONM e gozhdoi me pyetje në lidhje me pasurinë dhe karrierën e tij edhe si ish kreu i gjykatës së Vlorës.

Nga ONM, Malaj u pyet në lidhje me dyshimet për një kontratë të parregullt kredie të butë me interesa të paguara nga shteti, kontratë të cilën sipas ONM, Malaj se kish respektuar duke e marrë atë me destinacion Vlorën. Por pas kredisë sipas ONM ai e kish blerë shtëpinë në Tiranë dhe kishte paguar kredi për një apartament në të cilin sjetoi kurrë.

Një tjetër institucion që kërkoi përjashtimin nga sistemi për Malajn ishte dhe drejtoria e informacionit të klasifikuar DSIK e cila solli raport për papërshtatshmërinë e tij në sistem.


Por ky raport u rrëzua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i cili pasi kishte hetuar për dyshimet e një afere korruptive u shpreh se DIK kishte përcjellë raport të pasaktë me prova e fakta.


Pas zbardhjes së vendimit për Zaganjorin, Malajn, Osmanin dhe Medjen pritet që Komisioneri Publik të vendosë nëse do të kryejë apo jo ankim pranë Kolegjit të Posacëm të Apelimit aty ku tashmë ka depozituar ankimet për kreun e Kushtetueses Bashkim Dedja dhe për anëtarin e gjykatës së Lartë Edmond Islamaj.

Kush janë 5 gjyqtarët e tjerë të apeluar

12 korrik/ Edmond Islamaj është gjyqtari i parë i lartë për të cilin Komisioneri publik rrëzon vettingun e kryer për gjyqtarin e lartë Edmond Islamaj

Më 26 korrik ONM-ja ankimoi vendimin e KPK-së për gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja

Më 6 gusht ONM-ja ankimoi vendimin e KPK-së për kreun e Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori

Më 9 gusht ONM-ja ankimoi vendimin e KPK-së për gjyqtarin e Administratives Gentjan Medja dhe gjyqtarin e Krimeve të Rënda Artur Malaj

Seanca e KPK-së

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi disa ditë më parë që të konfirmonte në detyrë gjyqtarin Artur Malaj, i cili u ‘gozhdua’ me pyetje nga përfaqësuesi i Operacionit Ndërkombëtar i Monitorimit, gjatë seancës dëgjimore, për disa mospërputhje dhe dyshime të forta në lidhje me pasurinë e tij.

Në seancën dëgjimore të Malajt, spikati ndërhyrja e përfaqësuesit të ONM-së, i cili e pyeti disa herë gjyqtarin për mënyrën se si kishte firmosur një kontratë për shtëpi, kishte marrë një kredi edhe më pas nuk e kishte blerë kurrë. Replikat vijuan nga të dyja palët si rrallëherë. ONM pretendoi për pasaktësi serioze në deklarimin e pasurisë. Malaj ka deklaruar se ka blerë një apartament në Tiranë me vlerë 55 mijë euro, por nga hetimi i ONM ka rezultuar me vlerë 61 mijë euro.

ONM e ka pyetur gjyqtarin e pse ka marrë një kredi si pastrehë, kur posedonte një banesë, por gjyqtari ka pohuar se gjatë kohës kur ka marrë kredinë nuk ka pasur shtëpi.  Gjyqtari Artur Malaj ka pohuar se ka anuluar kontratën për apartamentin në 2004, por rezulton se ka paguar 20 mijë euro, të cilave nuk u dihet burimi. Më pas, kontratën e ka deklaruar në 2005 dhe jo në 2004. Gjithashtu, me kontratën që pretendon se e ka anuluar ka marrë kredi të butë si pastrehë. Gjithashtu, gjatë seancës dëgjimore u artikuluan dyshime të forta se gjyqtari kishte një vilë trekatëshe në Vlorë, të cilën e kishte deklaruar edhe si adresë banimi në deklaratat e pasurisë.

Dyshimet e ONM u thelluan kur Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Vlorë kishte bërë rezistencë ndaj kërkesave të përsëritura të KPK për informacion mbi këtë pronë dhe mbi pronarët e saj. Gjithashtu, një nga bashkëpronarët e pretenduar kishte bërë deklarata kontradiktore për vilën.

Gjyqtari e mohoi një gjë të tillë, duke thënë se adresën e kishte deklaruar aty rastësisht dhe se në atë vilë kishin banuar më qira nëna dhe vëllai i tij. Nga ana tjetër, DSIK hartoi një raport, sipas të cilit gjyqtari Artur Malaj ka rezultuar i papërshtatshëm për të qenë gjyqtar dhe për të vijuar detyrën e tij, për shkak të një numri të lartë dyshimesh për korrupsion pasiv si dhe për “kontakte të papërshtatshme” me elementë të krimit të organizuar.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Albaneze: 20/03/2019 19:33

    Prape diskutohet te rrine app te shkarkohen nga detyra???? Zaganjori dhe grupi I tij prape ne krye te instuticionit me te shenjte? Qohuni prej gjumit. Turp turp turp. Jashte keto plehra

    Përgjigju
  • Indriti: 23/08/2018 12:24

    Ky njeri eshte model. Patjeter qe po sulmohet per shkak te kandidatures ne ILD. Suksese z. Malaj!

    Përgjigju
  • Mira: 11/08/2018 23:32

    Anyway prap do vazhdoj sepse e meriton. Me vjen keq per ju tjeret

    Përgjigju
  • Sulo: 10/08/2018 21:06

    Drejtesia eshte gangrene dhe sherbetore e politikes mafioze! Sekuestro pronave te vjedhira te politikaneve e gjithe kopese se korruptuar te drejtesise! Vetem Usa e shpeton kete vend te nemur!

    Përgjigju
  • Landi: 10/08/2018 15:48

    Keta derra duhen derguar ne giotin.Ketyre palacove po mos tju jepje minimumi 20 mije euro nuk te pranonin qe te flisje per hallin qe kishe.Vendimet e ketyre killerave kane shkaktuar shume dhembje te njerezit e thjeshte.

    Përgjigju
  • 007: 10/08/2018 15:16

    lavdi ONM! Rrofte ONM! Shyqyr, por edhe fatkeqesi. O shqiptar po behuni njeher per vete. po qerojini mo kriminelet. po si I kaloni dhe I mbani dhe cohet I huaji dhe thote jo nuk ben. po eshte fatkeqesi e madhe. mire se nje rast edhe mund te dali I diskutueshem, po 6 deri tani?????? prandaj nuk behet ketu, dhe ska per tu bere

    Përgjigju
    • tan: 10/08/2018 16:04

      Shyqyr qe jane te huajt se te jete per ne, aha....ne kancer rrime... Lavdi ONM-së s'kemi ç'themi...

    • Fredi: 10/08/2018 15:47

      Pak shpresa kemi tek kolegji i apelimit. Megjithate te urojme qe parate e derdhura lume nga mafia per te mbajtur ne sistem njerez si Malaj dhe Zagarnjori, te shkojne dem.

  • vlore: 10/08/2018 13:41

    Ky eshte nje person komplet i korruptuar,pazaret i bente hapur.po kaloi ky vetingun ,te tjeret do ja hedhin duke u tallur-

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?