Sot, në orën 09:00, pritet të mblidhet Konferenca e Kryetarëve për të shqyrtuar kërkesën e PD-së për mocion me debat mbi programin e qeverisë për katër vitet e ardhshme.
Kërkesa u bë më 26 shtator nga kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, pasi në seancën plenare të 18 shtatorit, opozita nuk lejoi prezantimin e programit nga kryeministri Edi Rama, dhe për rrjedhojë, socialistët e kaluan për votim brenda 25 minutave bashkë me kabinetin e ri.
Më pas nga ora 10:00 e tutje pritet të bëhet konstituimi i 5 nga 11 komisioneve parlamentare pas miratimit të përbërjes së tyre javën e kaluar nga maxhoranca dhe opozita.
Në orën 10:00, do të bëhet konstituimi i Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme. Në 10:30, do bëhet konstituimi i Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike. Ky Komision pritet të miratojë dhe kalendarin 3 javor të punimeve për periudhën 29 shtator – 17 tetor 2025 si dhe të raportimeve vjetore të disa organeve kushtetuese, atyre të ngritura me ligj si dhe institucionet e varësisë për veprimtarinë e tyre për vitin 2024.
Në orën 11:00 bëhet konstituimi i Komisionit për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural dhe ai për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale. Në orën 12:30 bëhet Konstituimi i Komisionit për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm.
Në seancën e kaluar, opozita dërgoi emrat e anëtarëve të komisioneve në Kuvend, dhe bashkoi votat me maxhorancën për miratimin e tyre. Ngërçi u krijua pasi opozita kundërshtonte ndarjen 7 (për maxhorancën) dhe 4 (për opozitën) të komisioneve.
Igli Hasani (Kryetar) Albana Vokshi (nënkryetare)
Bora Muzhaqi (Nënkryetar) Tritan Shehu
Marjana Koçeku (Sekretare) Tomor Alizoti
Sara Mila Edmond Haxhinasto
Ervin Hoxha Vangjel Dule
Romina Kuko
Taulant Balla
Klodiana Spahiu
Iris Luarasi Mesila Doda
Skënder Pashaj Igli Cara
Vasil Llajo Brunilda Haxhiu
Ulsi Manja (Kryetar) Oerb Bylykbashi (Nënkryetar)
Damian Gjiknuri (Nënkryetar) Gent Strazimiri
Aurora Mara (Sekretare) Saimir Korreshi
Ermal Pacaj Arjan Ndoja
Olsi Komici Tedi Blushi
Zegjine Caushi
Erjona Ismaili
Aulona Bylykbashi
Bledi Como Greta Bardeli
Xhenis Cela Gjin Gjoni
Erjo Mile
Anëtarët e PS Anëtarët e PD
Blendi Klosi (Kryetar) Xhelal Mziu (Nënkryetar)
Fadil Nasufi (Nënkryetar) Ramadan Likaj
Saimir Hasalla (Sekretar) Flamur Hoxha
Agron Gaxho Bledion Nallbati
Genti Lakollari Artan Luku
Tërmet Peçi
Ornaldo Rakipi
Ana Nako Igli Cara
Kiduina Zaka Saimir Korreshi
Ilirian Pendavinji
Eduard Shalsi (Nënkryetar) Bardh Spahia (Kryetar)
Enriketa Jaho (Sekretare) Zija Ismaili
Vasil Llajo Manjola Luku
Brunilda Mersini Mesila Doda
Ani Dyrmishi Erisa Xhixho
Asfloral Haxhiu
Hysen Buzali
Olta Xhaçka Tritan Shehu
Ilir Pendavinji Klit Hoti
Loer Kume
Klodiana Spahiu
Anila Denaj (Kryetare) Blendi Himçi (Nënkryetar)
Ceno Klosi (Nënkryetar) Klit Hoti
Ilva Gjuzi (Sekretare) Fidel Kreka
Klevis Jahaj Klodiana Çapja
Ornaldo Rakipi
Vullnet Sinaj
Besa Spaho
Bora Muzhaqi Belind Këlliçi
Hatixhe Konomi Artan Luku
Antoneta Dhima
Komente
