Kontrolle në portin e Vlorës

Kronikë

Pas operacionit 'Ura’, shtohen kontrollet e imtësishme në portin e Vlorës

22 Maj, 10:10| Përditesimi: 22 Maj, 10:12

  • Share

Përforcohen masat me kontrolle të imtësishme në vijë të parë dhe të dytë në portin e Vlorës.

Këto masa vijnë pas aksionit të Antimafias italiane, në bashkëpunim me autoritetet shqiptare, ku nga hetimet rezultoi se nëpërmjet portit të Vlorës dhe të Durrësit, kishte kalime të vlerave monetare të paligjshme nëpërmjet shoqërive të transportit.

Në konferencën për mediat, që prokurorë italianë së bashku me ato të SPAK, u bë me dije se ishte goditur një prej grupeve më të fuqishme kriminale në Durrës, si edhe dy nëngrupe të tjera me qendër në Bari të Italisë.

GJKKO dhe Gjykata e Barit konfirmuan 52 masa sigurie, 49 prej të cilave arrest me burg. Në Shqipëri u sekuestruan edhe miliona euro pasuri.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?