Pas njoftimit se seanca plenare e parashikuar për ditëne enjte do të mbahet sot, edhe opozita ka ndryshuar axhendën e saj të protestës. Ajo do të mbahet sot përpara parlamentit në orën 17:00, në të njëjtën orë kur do të mbahet edhe seanca penare.
Rreth orës 16:30 Lulzim Basha do të mbledhë simpatizanët e PD përpara selisë blu për t'u nisur drejt parlamentit. Protesta u lajmërua pak pas njoftimit të ndryshimit të axhendës së seancës plenare, pasi ajo ishte menduar të mbahej çdo të enjte, paralelisht me sencat plenare të cilat nga tani e tutje mblidhen vetëm me prezencën e maxhorancës, pas vendimit të partive opozitare për djegien e mandateve.
Konferenca e Kryetarëve u mblodh këtë paradite ku u mor vendimi për ndryshimin e orarit të seancës ku pritet të miratohet struktura dhe buxheti i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Prokurorisë.
Lajmi kryesor: