Pas kreut të Gjykatës së Lartë që ka shprehur rezerva dhe Prokurorit të Përgjithshëm që doli totalisht kundër, edhe Dhoma Kombëtare e Avokatisë e konsideron të rrezikshëm, madje antikushtetues draftin e Kodit të ri Penal. Maksim Haxhia, kreu i Dhomës së Avokatëve, e cilëson në tërësi inkuizitor draftin, me dënime sipas tij të denja për një kohë si komunizmi. Haxhia thotë se Europa nuk mund ta pranojë, pasi është në diskordancë me legjislacionin penal europian.
“Në qoftë se do pretendohet nga ata që kanë bërë këtë kod, që është bërë për t'u inkuadruar në kuadër të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, nuk besoj ta thonë, sepse nuk ka logjikë që ta pranojë që një kod i tillë, i cili është inkuizitor, me dispozita marra mendshme, me dënime marramendshme, me teknikë juridike, që s'e pranon asnjë mëndje profesionale, që të jetë ky një draft që do ta pranojë Europa. Ky në të gjithë aspektin e vet është në diskordancë me legjislacionin penal europian të të gjitha vendeve, nisur që nga rajoni i afër i vendeve të afërta, ashtu duke vazhduar në Europë, edhe më gjerë”, theksoi Haxhia.
Haxhia thotë se Kodi Penal i propozuar del jashtë realitetit social, ekonomik dhe juridik të vendit, ndërsa nuk është konsultuar me të gjitha grupet e interesit.
“Gjithë avokatët e Shqipërisë, gjithë strukturat e dhomës, edhe sot e kësaj dite nuk e dimë kush ka qenë në trupën e stafit që përgatiti, eksperti që përgatiti këtë kod. E dyta, iniciative, kujt është kjo? E treta, e treta, produkti që është bërë, sepse nuk është përmendur fare, jo vetëm që kush e ka bërë, pse lindi nevoja, iniciativa e kujt është. Cili është qëndrimi i ndërkombëtarëve? Sepse deri tashi na është thënë që me të drejtë kanë qenë shumë aktivë ndërkombëtarët në reformën drejtësi. Në qoftë se kjo është pjesë e reformës në drejtësi, duhet të kishte patjetër vullnet ndërkombëtar”, u shpreh Haxhia.
Për kryetarin e Dhomës së Avokatisë, ky draft nuk sjell vetëm dënime represive, por edhe teknikisht është i pakuptueshëm, çka rrezikon të shkaktojë kaos në sistem.
“Kodi që lamë pas në kohën e diktaturës, po ta krahasojmë me dënimet, ky ka dënime represive. Edhe me kodin që është sot aktualisht ka dënime jashtëzakonisht të rënda. Bile ka dhe dënime të tilla që në qoftë se një vepër penale dënohet nga dhjetë deri në njëzet vjet, thuhet që po konkurrojnë edhe ky element sot, shton edhe një e dyta, shton edhe dy të treta, shton edhe tridhjetë për qind. Gjë që legjislatori në gjithë botën kur thotë një dispozitë, që kjo ai që kryen këtë vepër penale dënohet nga dhjetë deri njëzet vjet. Prandaj është ky marsh dënimi që të konkurrojë rrethanat lehtësuese dhe në rrethanat rënduese.
Në këtë draft, është e tmerrshme, gjejmë dispozita një faqe e gjysmë, konfuze, të paargumentuara, të paorientuara, që çdo njeri po ta lexojë, nuk kupton asgjë. Imagjino, ka gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët kanë pak eksperiencë, për shkak të peshës së madhe që ju ka rënë, nuk do arrijnë kurrë që të të respektojnë”, vijoi Haxhia.
Edhe sipas Haxhiajt drafti përmban dispozita të paqarta dhe që sjellin konfuzion, ndërsa një nen i cili i dënon me burg avokatët që marrin tarifa që kodi i përcakton si “të papërshtatshme”, kreu i Dhomës e cilëson “një turp”.
“Në aspektin profesional dhe të komunitetit të cilin unë drejtoj, janë vënë nene që nuk i pranoj dhe janë tepër diskriminuese, siç është neni 537, i cili bie ndesh me të gjithë parimet e Dhomave të Avokatisë dhe të profesionit të avokatit dhe ata që e kanë bërë këtë ligj nuk e njohin fare avokatin”, tha ai.
Në përfundim, kreu i Dhomës së Avokatisë paralajmëroi se kundërshtimi ndaj këtij drafti nuk do të ndalet vetëm me deklarata.
“Do punoj për të argumentuar dhe teknikisht qëndrimin e dhomës. Natyrisht, do ju shpërndahet të gjithë. kryetarëve dhe anëtarëve të gjithë organeve drejtuese për të dalë në përfundim me një material të cilin do ta bëjë prezent të gjithë forcave politike në parlament, duke kundërshtuar me forcë të mos kalojë ky draft. Komisionit të ligjeve në Kuvend, do t’ia organizatës tonë, ku Shqipëria bën pjesë, Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë bën pjesë, Organizata e Dhomave të Avokatisë të Vendeve të Bashkimit Europian, ku Shqipëria është me status krejt të veçantë. Si mjet i fundit, pastaj do jetë edhe kontestimi në gjykatë kushtetuese, po nuk ma merr mendja që të arrijë deri aty”, theksoi ai.
Haxhia bëri thirrje të gjithë aktorëve politik që ky kod të mos miratohet, në të kundërt paralajmëroi se avokatët do ta çojnë deri në Gjykatën Kushtetuese.
Komente

Si mund ta quash kete draft inkuzitor e me represiv se denimet ne komunizem?! Ne komunizem te denonin me vdekje,me pushkatim,me varje ne litar,me burgim te perjetshem,kurse ne kete draft propozohet qe vrasesit pas 35 vjet burg mund te kene te drejte te lirohen me kusht! Z.Haxhia,popullit po i duket shume i bute e duhet ashpersuar,kurse juve ju duket i ashper?!
PërgjigjuEshte perfekt
Përgjigju