Pamje nga vendngjarja në Dublin
Të paktën 34 persona janë arrestuar pas trazirave në Dublin, bën me dije policia irlandeze.
Arrestimet vijë pasi tre të mitur u plagosën me thikë jashtë shkolle, e cila shkaktoi protesta të dhunshme dhe përplasje me policinë. Një nxënëse 5-vjeçare dhe një mësuese janë në gjendje të rëndë, bën me dije po ashtu policia.
"Këto janë skena që nuk i kemi parë në dekada, por ajo që është e qartë është se njerëzit janë radikalizuar përmes mediave sociale dhe internetit", tha komisioneri i Garda, Drew Harris.
Si pasojë e përplasjes me turmën, janë plagosur edhe punonjës të gardës pasi protestuesit kanë hedhur raketa në drejtim të tyre, tha Sky News. Më shumë se 400 truproja u angazhuan në përpjekje për të shuar trazirat e djeshme.
Ministrja irlandeze e drejtësisë Helen McEntee pas trazirave tha se protestuesit mund të burgosen deri në 12 vjet.
"Ne kemi legjislacion shumë të fortë, deri në 12 vite”, tha ajo
Lajmi kryesor:
Dublin/ Huliganët antiemigrantë dhe ekstremi i djathtë shkatërrojnë qytetin, 4 persona u sulmuan me thikë, mes tyre 3 fëmijë dhe 34 të arrestuar
S.S/ReportTv.al