Autobusë, makina policie, tramvaje në flakë. Policë që dhunohen me shkelma, grushta dhe shishe në fytyrë. Shkatërrohen dyqanet.
Mes tyre përcillen thirrje raciste dhe urrejtja ndaj emigrantëve: “Ti vrasim”! Një gazetare e Mirror ngre alarmin në rrjetet sociale duke u kërkuar të huajve që “të qëndrojnë larg qendrës dhe të qëndrojnë të sigurte"
"Është pak metra larg restorantit tim: duket si një luftë civile", shkruan pronari italian i një restoranti të njohur.
Turmat hynë në dyqane dhe plaçkitën një nga rrugët kryesore tregtare të qytetit.
Këto trazira të cilat po konsiderohen më të rëndat në Dublin ndër vite erdhën pasi 4 persona mes tyre e fëmijë u sulmuan me thikë nga një person
Policia e përshkroi sulmuesin si një burrë rreth të pesëdhjetave ndërsa reagimet në mediat sociale për kombësinë e tij nxitën trazirat pas sulmit.
Shefi i policisë, Drew Harris, fajësoi një "grup të çmendur të drejtuar nga ideologjia e ekstremit të djathtë" dhe bëri paralajmërime paralajmëroi kundër "dezinformatave".
Disa protestues mbanin pankarta ku shkruhej "Jetët irlandeze kanë rëndësi" ndërsa valëviteshin flamuj irlandez nëpër një lagje në të cilën banojnë një komunitet i madh emigrantësh
Sipas raportimeve të policisë të paktën 34 persona janë arrestuar.
Kryeministri irlandez, Leo Varadkar
Kryeministri irlandez, Leo Varadkar, tha se trazirat në Dublin nuk ishin një akt patriotizmi, por urrejtjeje dhe se do të miratohen ligje të reja kundër krimeve të urrejtjes.
Varadkar ka premtuar se legjislacioni i ri për të ndihmuar policinë në identifikimin e shkelësve që përdorin pamjet CCTV do të votohet në javët e ardhshme dhe se ligjet ekzistuese kundër gjuhës së urrejtjes dhe nxitjes së urrejtjes së shpejti do të përditësohen.
Kryeministri tha se sulmi i parë ishte mbi fëmijët e pafajshëm dhe i dyti mbi sundimin e ligjit dhe se plaçkitja e dyqaneve dukej se ishte më e rëndësishme për sulmuesit sesa mbrojtja e jetës së fëmijëve.
Pamje nga vendngjarja në Dublin
Të paktën 34 persona janë arrestuar pas trazirave në Dublin, bën me dije policia irlandeze.
Arrestimet vijë pasi tre të mitur u plagosën me thikë jashtë shkolle, e cila shkaktoi protesta të dhunshme dhe përplasje me policinë. Një nxënëse 5-vjeçare dhe një mësuese janë në gjendje të rëndë, bën me dije po ashtu policia.
"Këto janë skena që nuk i kemi parë në dekada, por ajo që është e qartë është se njerëzit janë radikalizuar përmes mediave sociale dhe internetit", tha komisioneri i Garda, Drew Harris.
Si pasojë e përplasjes me turmën, janë plagosur edhe punonjës të gardës pasi protestuesit kanë hedhur raketa në drejtim të tyre, tha Sky News. Më shumë se 400 truproja u angazhuan në përpjekje për të shuar trazirat e djeshme.
Ministrja irlandeze e drejtësisë Helen McEntee pas trazirave tha se protestuesit mund të burgosen deri në 12 vjet.
"Ne kemi legjislacion shumë të fortë, deri në 12 vite”, tha ajo
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga sulmi me thikë në Dublin që shkaktoi një valë zemërimi me protestuesit që dogjën autobusë dhe makina policie dhe vandalizuan disa dyqane.
Sipas policisë, autori që plagosi tre fëmijë dhe një grua 30-vjeçare jashtë një shkolle është një shtetas irlandez.
Sipas rrjetit irlandez TheJournal.ie heroi” që neutralizoi sulmuesin është një emigrant 43-vjeçar nga Brazili, i cili po kalonte me motoçikletën e tij kur pa një vajzë që po goditej me thikë nga autori.
Ai ndaloi duke e goditur me helmetë. Sipas autoriteteve autori, i cili u arrestua, është një shtetas irlandez 40-vjeçar, i cili jeton prej 20 vitesh në vend dhe jo algjerian, siç u zbulua fillimisht.
Në fakt, policia pas shpërthimit të incidenteve tha se trazirat u shkaktuan nga një “bandë e çmendur huliganësh e drejtuar nga një ideologji e ekstremit të djathtë” dhe u bëri thirrje qytetarëve që të mos besojnë atë që shkruhet në internet. Më shumë se 400 policë ishin në gatishmëri.
????#BREAKING: Riots are breaking out after five people including three children injured in knife attack⁰⁰????#Dublin | #Ireland
— R A W S A L E R T S (@rawsalerts) November 23, 2023
Currently, multiple riots have broken out in Dublin, Ireland, leaving thousands of people angry after an immigrant, believed to be Algerian, carried out… pic.twitter.com/qx6W2KDvV0
Hahahahaha, nuk ishte algjerian thone. Dhe keta qe mbrojne femijet e tyre se po ja masakrojne arabet, i quajne ekstremista... Po cfare duhet te bejne, te ulin dhe breket e te bejne çfare te duan emigrantet ne Dublin, apo te mbrojne shtepite e tyre dhe femijet e tyre ??
Përgjigju