Kronikë

Pas Pyllit të Sodës, Rama inspekton pastrimin e ambientit në Orikum: Bizneset private, ndotësit më të mëdhenj! Do të penalizohen

7 Nëntor 2021, 15:05| Përditesimi: 7 Nëntor 2021, 15:14

  • Share

Pas aksionit të pastrimit në Pyllin e Sodës në Vlorë, kryeministri vizitoi Orikumin, nga ku tha se do penalizmi kryesor do të vijë për ndotësit kryesorë që janë subjektet private si hotele, restorante dhe fabrika.

 “Kush ndot do të penalizohet. Penalizmi kryesor do të vijë nga ndotësit kryesorë dhe ndotësit kryesorë janë subjektet private, hotele, restorante, fabrika, të gjithë ata që ushtrojnë aktivitet që prodhojnë më shumë mbeturina. Duke patur parasysh bregdetin ata që janë aktivë në sezonin e verës si biznese, do të kenë gjoba shumë më të larta, por edhe për individët patjetër që gjobat duhet të jenë shumë më të larta. Por, përtej asaj se sa të larta i vemë duhet të kemi një nivel tjetër zbatimi dhe këtu është shumë rendësishme të përfshihet me shumë më tepër përgjegjshëmri Policia e Shtetit sepse është detyra e çdo punonjësi policie në çdo zonë që të jetë syri i shtetit dhe pastaj inspektorët përkatës të bëjnë punën e tyre. Por, jam i bindur se nëse do t’i qëndrojmë shumë fort këtij plani do të arrimë ta vëmë në vijë këtë punë dhe ta bëjmë të pakthyeshme.”, u shpreh Kryeministri.

E pranishme së bashku me kryeministrin ishte e ministrja e Turizmit dhe e Mjedisit, e cila tha se se Bregdeti i Orikumit, në Vlorë është një nga 14 pikat, ku në kuadrin e zbatimit të Planit Kombëtar të Veprimit, po punohet për pastrimin e zonës, proces, i cili që do të vijojë pandalshëm përditë në të gjithë vijën bregdetare të Shqipërisë, në bashkëveprim me pushtetin vendor, si edhe me qytetarët.

“Është një tjetër pikë ku në bashkëpunim me forcat e armatosura janë vendosur grupe njerëzish, të cilët po pastrojnë. Siç e pamë edhe tek pylli i Sodës, por këtu më pak sepse është një zonë më e mbrojtur në fakt, mbeturinat nuk janë të një jave, nuk janë të një dite, janë praktikisht mbetje të akumuluara prej vitesh. Pas këtij pastrimi që po bëhet nga të gjitha forcat bashkë ne na duhet që të ndërtojmë sistemin dhe sistemin pa asnjë dilemë duhet ta mbajë Bashkia, qoftë në Vlorë, qoftë në Himarë, qoftë në Sarandë. Ne po bëjmë një plan pune që shtrihet në të gjithë qarkun e Vlorës. Javën tjetër do ta organizojmë këtë me pjesë të tjera të bregdetit sepse është po kaq problem Kavaja, po kaq problem Durrësi dhe sidomos në zona ku kombinohet pjesa urbane me pyjet aty shikojmë që është gati si territore pa zot, në fakt janë territore po aq të bashkive. Unë mendoj që nga muaji nëntor që jemi deri në muajin maj do të krehim të gjithë territorin në mënyrë të përqendruar dhe të jemi gati për sezonin turistik.”, tha ajo.


Lajmi kryesor:

Rama në Vlorë: Task-forcë pastrimi për bregdetin, sanksione kryebashkiakëve që krijojnë vendgrumbullime të paligjshme plehrash! Bashkitë që mbajnë pastër vendin, paratë u kthehen pas


J.GJ./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?