'Zyber Hallulli'

Pas raportit të KLSH, reagon drejtoresha e ‘Zyber Hallullit’: Po bëhet politikë me fëmijët, nuk u është prekur kuota ushqimore

3 Tetor 2022, 17:51| Përditesimi: 3 Tetor 2022, 18:29

  • Share

Pas raportit të KLSH se fëmijve në shtëpinë ‘Zyber Hallulli’ nuk u është dhënë kuotaz e përcaktuar ushqimore, ka reaguar Drejtoresha e Shërbimit Social Shtetëror Reme Lala dhe drejtoresha e Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli” Tiranë Suela Lilollari.

Sipas tyre, nuk ka pasur asnjë cenim dhe asnjë ndryshim në menynë ushqimore të fëmijëve. Lala thotë se lidhet një kontratë mes Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara dhe Operatorin Ekonomik për kuotën ushqimore, duke thënë se kontrata ka afat dy vjeçar dhe sasia e ushqimit nuk preket.

“Përsa i përket kuotës ushqimore më duhet të ritheksoj se ekziston një kontratë dy vjeçare e cila lidhet nga Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara me Operatorin Ekonomik. Në këtë kontratë theksohet se për këtë afat dy vjeçar çmimi është i fiksuar, pra nuk ndryshon. Më duhet të them se në asnjë moment sasia dhe cilësia e ushqimit nuk është prekur”-tha Drejtoresha e Shërbimit Social Shtetëror Reme Lala.

Lidhur me menunë ushqimore Drejtoresha e shtëpisë së fëmijës “Zyber Hallulli” Tiranë Suela Lilollari tha se një grup disiplinar e vendos këtë dhe është e pandryshuar, por po bëhet politikë me fëmijët pa kujdes prindëror.

“Mjeku ka një rol shumë të rëndësishëm në gjithë këtë proces për vetë faktin se ai është aktori kryesor që harton menunë së bashku me ekipin multidisiplinar. Ekipi multidisiplinar është një grup specialistësh të cilët ngrihen një herë në vit. Pjestarët e ekipit multidisiplinar janë përgjegjësi i sektorit social, punonjësi social, psikologu, mjeku, edukatori dhe ekonomisti”,- tha Suela Lilollari.

Sipas një raporti të KLSH, fëmijëve nuk u është dhënë kuota e përcaktuar ushqimore. KLSH thotë se duke u nisur nga grup moshat 6-18 vjeç, kosto ditore për ushqimet te “Zyber Hallulli”, është rreth 200 lekë më pak për secilin fëmijë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?