GJKKO konfirmon masën e sigurisë 'pezullim detyre' për Prefektin Granit Gjana
GJKKO konfirmoi sot masën e sigurisë 'pezullim detyre' për Prefektin Granit Gjana. Ai është në hetim për abuzim me tenderat gjatë kohës kur ishte zv.kryetar Bashkie në Kukës dhe kishte detyrën e kryetarit pas shkarkimit të Safet Gjicit.
“U dorëhoqa si Prefekt për t'u përballur me drejtësinë si qytetar” tha Granit Gjana pas seancës
Ai akuzohet se ka kryer shkelje me tenderat e karburantit të bashkisë me vlerë 21 milionë lekë, duke mos lejuar një kompani të marrë pjesë në garë.
Lajmi kryesor:
Prefekti i Kukësit në hetim për abuzim me tendera! GJKKO konfirmon pezullimin nga detyra të Granit Gjanës! Tregon pse u dorëhoq
S.G//ReportTv.al