Salçiçe Wudy, foto ilustruese

Pas Shqipërisë, AUV në Kosovë urdhëron tërheqjen e produkteve të markës ‘Wudy’

21 Shtator 2022, 17:53| Përditesimi: 21 Shtator 2022, 17:57

  • Share

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUV), ka urdhëruar tërheqjen nga tregu të ë[ gjitha llojeve të produkteve të markës “Wudy”(sallam, salçiçe). AUV ftoi qytetarët që të kenë kujdes dhe të mos konsumojnë produktet e kësaj marke, për shkak se dyshohet se në to ka prani të një lloj bakteri.

Sot, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shqipëri, njoftoi qytetarët që mos të konsumojnë produktet e kësaj marke, për shkak se "paraqesin rrezik me ndikim serioz për shëndetin e njeriut”.

“AUV menjëherë pas marrjes së informatës nga media se në produktet e prodhuesit AIA brendi ‘Wudy’, vendi i origjinës Itali, dyshohet për prani të bakterit Listeria në disa llote prodhimi, ka filluar gjurmimin për identifikimin e të gjitha llojeve të produktit të importuar në Kosovë nga ky prodhues”, thuhet në përgjigjen e AUV-it dërguar Radios Evropa e Lirë.

Nëse ushqimet e kontaminuara me bakterin Listeria konsumohen, atëherë shkaktohen simptoma sikurse vjellja, diarreja, temperaturë, ethe e dhimbje muskujsh.

Ndërkaq, nga të dhënat e kontrollit kufitar dhe të dhënat e siguruara nga importuesi-distributori për Kosovë, është gjetur se disa nga këto produkte të markës “Wudy”, gjenden edhe në Kosovë. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë tha se urdhri për tërheqje të tërësishme të gjitha produkteve nga ky brenda vlen deri në një vendim tjetër./REL


Lajmi kryesor:

'Kthejini aty ku i keni blerë' AKU paralajmëron qytetarët: Mos konsumoni 'Wudy', kanë baktere të rrezikshme


D.GJ/ReportTv.al
Komento

Komente

  • wydi: 21/09/2022 18:16

    me i fjal po te mos e kishin kap italianet ketu ke ne do vazhdonte gallata , jam krenar qe jam shiptar po po mu dha rasti do iki

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?