Pas sugjerimit të sotëm të Komitetit Teknik të Ekspertëve, Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar (DPAP) informon se mësimi në banka për maturantët e shkollave të mesme në 10 bashkitë (ku deri tani mësimi është zhvilluar “online”), fillon që ditën e nesërme, e enjte, datë 1 Prill, 2021.
Ministria njofton se nga ana e shkollave dhe strukturave janë marrë të gjitha masat e nevojshme për zhvillimin e procesit mësimor duke pasur parasysh zbatimin rigoroz të masave anti-COVID.
Lajmi kryesor:
COVID-19/ Maturantët kthehen në klasa që nesër! Komiteti Teknik: Masat e tjera në fuqi siç janë edhe për një javë
M.Q./ReportTv.al