Pas takimit me kryedemokratin Basha ka reaguar ambasadorja Yuri Kim. Përmes një postimi në Twitter ambasadorja shkruan se gjatë darkës ata kanë diskutuar mbi përgatitjet e zgjedhjeve të 25 prillit.
Ajo shprehet se të gjithë partitë politike duhet të sigurojnë kandidatë të pastër dhe se SHBA do të bëjë pjesën e vetë për të mbështetur zgjedhjet e lira.
"Sonte u takova me Kryetarin e PD Lulzim Basha. Diskutuam rolin thelbësor të opozitës në demokraci, pikëpamjet e opozitës mbi çështjet kryesore dhe përgatitjet për zgjedhjet e 25 Prillit. Të gjitha partitë duhet të sigurojnë kandidatë të pastër. SHBA do të bëjë pjesën e vet për të mbështetur zgjedhjet e lira dhe të ndershme në Shqipëri" - shkruan Kim.
Lajmi kryesor:
Mbi 2 orë takim informal, Lulzim Basha dhe Yuri Kim darkojnë në një restorant! Ambasadorja: Partitë politike të sigurojnë kandidatë të pastër në zgjedhjet e 25 prillit
E.M./ReportTv.al