Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, është takuar me 27 shefat e diplomacisë së unionit evropian në Kiev, e cila pas këtij takimi i ka bërë thirrje Serbisë që të ulë numrin e forcave të armatosura përgjatë kufirit me Kosovën.
"Trupat në kufi duhet të reduktohen nga Serbia. Nuk duhet të ketë tensione të mëtejshme midis Serbisë dhe Kosovës", tha Baerbock.
Kryediplomatja gjermane theksoi se bashkë me amerikanët ditë më parë i kanë me dije Beogradit, për uljen e tensioneve me Kosovën. Sipas saj kjo është “është thirrja urgjente” që Gjermania dhe SHBA, i ka bërë Serbisë.
“E rëndësishme është që ditëve të fundit ne bashkë me amerikanët ua kemi bërë të qartë që të mos ketë tensione ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Serbia duhet të ulë praninë e trupave ushtarake të saj përgjatë kufirit me Kosovën dhe kjo është thirrja urgjente e jona që vjen nga takimi i përbashkët i 27 ministrave të jashtëm në Kiev”, tha Baerbock.
Lajmi kryesor:
Sulmi në veri/ DASH: S'e kemi verifikuar ende nëse ushtria serbe u tërhoq nga kufiri! PE pritet të miratojë rezolutë për raportet Kosovë-Serbi
S.S/ReportTv.al