Pas Tales, IKMT zhvendoset në Shëngjin, 36 objekte për t'u prishur! Pronarët përplasen me policinë: Nuk vijmë me juve

17 Qershor 2020, 17:20| Përditesimi: 17 Qershor 2020, 20:57

  • Share

Pas shembjeve të 17 objekteve në tale të Lezhës, IKMT është zhvendosur në vijën bregdetare të Shëngjinit. IKMT ka nisur aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonën turistike të Shëngjinit, ku në plan janë 36 objekte, kryesisht të ndërtuara me dru, që do të prishen në këtë zonë.

Gjatë aksionit të IKMT disa prej pronareve kanë kundërshtuar ndërhyrjen, duke u përplasur dhe me policinë. 

“Nuk do të vij me juve”, shprehet pronarja e revoltuar.  Ajo deklaron se ka qenë me dokumente të rregullta dhe nuk ka marrë asnjë shkresë për këtë ndërhyrje.

“Nuk më është dhënë asnjë lloj urdhri. Ke ardhur më ke thënë, do hiqen, se kur do hiqen… nuk më ke lënë për sot urdhrin, as shkresë, asgjë. Me gojë më kanë njoftuar për nesër.


Lajmi kryesor:

IKMT aksion në Shëngjin! Shemben 17 objekte pa leje në Tale të Lezhës, pronari: Largohuni se do ju vras për kokë të fëmijëve (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?