Volodymyr Zelensky dhe Donald Trump
Pas telefonatës me Vladimir Putin, Donald Trump njofton se ka biseduar edhe me Volodymyr Zelenskyn, për nisjen e negociatave me qëllim përfundimin e luftës në Ukrainë.
Postimi i Donald Trump në Truth Social:
Sapo fola me Presidentin Volodymyr Zelenskyy të Ukrainës. Biseda shkoi shumë mirë. Ai, ashtu si Presidenti Putin, dëshiron të bëjë PAQE. Diskutuam një sërë çështjesh që lidhen me Luftën, por kryesisht për takimin që po organizohet të premten në Mynih, ku Nënpresidenti JD Vance dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio do të udhëheqin Delegacionin.
Kam shpresë që rezultatet e atij takimi do të jenë pozitive. Është koha të ndalet kjo Luftë absurde, ku ka pasur vdekje dhe shkatërrim masiv, krejtësisht të panevojshëm. Zoti i bekoftë njerëzit e Rusisë dhe Ukrainës!
Lajmi kryesor:
Lufta/ 'Negociatat Ukrainë - Rusi të nisin menjëherë', Trump telefonon brenda pak orëve Putinin dhe Zelenskyn! Presidenti amerikan cakton përfaqësuesit e tij në bisedime
K.M/ReportTv.al