Foto ilustruese

Pas tërmetit 5.3 ballë të mëngjesit, Turqia lëkundet sërish

27 Dhjetor 2020, 22:56| Përditesimi: 27 Dhjetor 2020, 22:58

  • Share

Një tjetër lëkundje sizmike është dëgjuar mbrëmjen e sotme në Turqi.

Tërmeti me magnitudë 3.7 ballë u regjistrua në 23:08 me orën lokale turke dhe epiqendra e tij ka qenë në provincën Elazığ.

Ndërkaq kujtojmë se mëngjesin e sotëm Turqia përjetoi sërish ankth, pasi ra një tërmet me magnitudë 5.3 me epiqendër sërish Elazig, aty ku vetëm 2 muaj më parë ra një tjetër tërmet i fuqishëm me pasoja të rënda.

Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se tërmet ka ndodhur në ora 09:37 sipas kohës lokale me epiqendër në Elazığ, 15,94 kilometra nën sipërfaqe.

Menjëherë sapo ndjenë lëkundjet, banorët e Elazig dolën nga banesat e tyre duke iu frikësuar një katastrofe të dytë brenda pak kohe.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Meta kërcënon Dumanin në seancën në Gjykatën e Posaçme, si e vlerësoni?