Politikë

Rinumërimi i qarkut Durrës, po verifikohen materialet zgjedhore të 126 kutive! Kalaja pretendon trafikim, Ndoja fitoi me 1 mijë vota më shumë

3 Korrik, 07:47| Përditesimi: 3 Korrik, 15:35

  • Share

Pas rinumërimit të votave të qarkut Tiranë dhe Fier, sot në orën 09:00, në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” ka nisur procesi për kutitë e Durrësit. Janë 290 kuti brenda vendit që do të rihapen, dhe 85 të diasporës.

Aktualisht po shqyrtohen materialet zgjedhore të 126 kutive, kërkesë e PD, ku po verifikohen vulat, kodet e sigurisë, procerverbalet etj. Dhe ende nuk ka nisur rinumërimi i votave për partitë dhe kandidatët. 

KAS vendosi rihapjen e një pjese të kutive me kërkesë të PD, dhe pjesën tjetër me kërkesë të kandidatit demokrat Aulon Kalasë, i cili nuk u mbështet nga partia e tij në këtë betejë, por nga Lëvizja e Legalitetit.  Të pranishëm në këtë proces janë Oerd Bylykbashi, Gent Strazimiri, Igli Cara, Ilirjana Kuçana dhe Franc Nuri, përfaqësuesi ligjor i PD-së. I pranishëm është edhe Aulon Kalaja.

Në këtë qark, beteja është mes Aulon Kalasë dhe ish-prokurorit Arjan Ndoja. Ky i fundit fitoi  mandatin me një diferencë prej 1047 votash. Por njëkohësisht është një betejë e Kalasë me vetë PD, i cili nuk u mbështet nga PD për rinumërimin, por u ndihmua nga Partia Lëvizja e Legalitetit, që ishte në koalicionin PD-ASHM.

Kalaja protestoi edhe dje para Pallatit të Sportit “Farie Hoti”, ku po rinumëroheshin kutitë e fundit të Fierit, duke kërkuar korrektësi nga KAS dhe rinumërim të plotë të Durrësit. Kërkoi gjithashtu paralelisht edhe këqyrjen e pamjeve filmike me pretendimin se i janë transferuar votat brenda partisë.

Pritet të shihet nëse me rinumërimin e këtyre kutive, Kalaja do të mund të rikuperojë votat e neovjshme për të përmbysur rezultatin e Ndojës.

Kujtojmë që një ditë më parë kutitë e fundit dogjën mandatin e Zegjine Çaushit dhe ia dhanë Maldrita Bardhos me një diferencë prej 10 votash. Por, në një lëvizje surprizë në mbrëmje, Bardho u tërhoq duke i “dhuruar” mandatin koleges së saj Çaushi.

Lajm ne perditesim...

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se Shqipëria do bëhet anëtare e BE-së më 2030?