Foto ilustruese

Pas tragjedisë në Himarë, skafi kalon zonën e kufizuar në plazhin e Potamit! Gjobitet pronari me 200 mijë lekë dhe bllokohet mjetin lundrues

13 Gusht 2022, 13:46| Përditesimi: 13 Gusht 2022, 13:56

  • Share

200 mijë lekë gjobë dhe bllokim mjeti lundrues për 5 ditë. Kjo ishte masa administrative, me të cilën u ndëshkua pronari i një mjeti lundrues që rrezikoi jetën e pushuesve duke lëvizur me skaf në plazhin e Potamit përtej zonës së kufizuar.

Pas pamjeve që u publikuan në rrjete sociale, Policia njofton se është bërë bërë vetifikimi i rastit edhe është shoqëruar mjeti lundrues, në Portin e Himarës. 

“Në bazë të ligjit nr. 43 të vitit 2020, pronari i këtij mjeti, shtetasi P. P., 49 vjeç, banues në Himarë, u ndëshkua me masë administrative 200.000 lekë të rinj, si dhe u bë bllokimi i mjetit lundrues për 5 ditë, pasi shtetasi P. P. nuk ka respektuar zonën e kufizuar për mjetet lundruese, në plazhin e Potamit, Himarë. Theksojmë se në vendin ku janë bërë filmimet është i përcaktuar nga bashkia Himarë, korridori për hyrje-daljet e mjeteve lundruese”, njofton policia. 

Pikërisht në zonën ku u filmua mjeti lundrues që nuk kishte respektuar zonën e kufizuar, ndodhi tragjedia ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdia pasi u përplas për vdekje nga gomonia e drejtuar nga komisari Arjan Tase.

E mitura Joanda Avdia ishte duke u larë në det ku është përplasur fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00. Drejtuesi i gomones ishte shefi i policimit në komunitet në Elbasan, ndërsa drejtuesi i Policisë së Shtetit, Gledis Nano e përjashtoi Arjan Tasen përfundimisht nga policia.

Komento

Komente

  • Emigranti: 13/08/2022 16:49

    Te dalin emrat e ketyre oligarkeve. Ta dine njerezit nese jane ata investitoret strategjike ose miq te qeverise. Se neser mund te dalin prape ata dhe te vrasin njerez se gjobat nuk i kane problem.

    Përgjigju
  • Populli: 13/08/2022 15:42

    Duhej te kishim kurban qe te gjobiten kokepalaret..

    Përgjigju
  • Timi: 13/08/2022 14:06

    E paguan me qef miku dhe i shkon prape afer pushuesve. Shtet pa bole

    Përgjigju
  • Justice: 13/08/2022 13:59

    Emrat e ketyre gangove duhen publikuar.

    Përgjigju
    • Jo emrat: 13/08/2022 14:03

      Po te ju djegin ate skaf mes deti mos te ja bllokojn

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?