Pas ultimatumit të qartë të dhënë nga Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Bashkinë e Vlorës, të gjithë drejtuesit e drejtorive të varësisë lokale kanë paraqitur dorëheqjen pranë Kryebashkiakut Ermal Dredha.
Burime nga brenda Bashkisë bëjnë me dije se menjëherë pas largimit të Ramës nga ambientet e institucionit të enjten, Kryetari Dredha ka mbledhur të gjithë drejtuesit dhe ka kërkuar zyrtarisht dorëheqjen e tyre.
Ndërkohë, Kryeministri ka ngritur dy grupe pune për të çuar përpara procesin e reformimit dhe analizës së thelluar në nivel vendor:
• Grupi i parë, i përbërë nga Bledi Çuçi, Vullnet Sinaj dhe Pirro Vengu, do të ketë në fokus analizimin dhe vlerësimin e performancës së drejtuesve rajonalë. Sipas Ramës, çdo drejtues që nuk ka kryer detyrën ashtu siç duhet, duhet të japë dorëheqjen, ndërsa zëvendësuesit e tyre do të kalojnë në një periudhë prove tre-mujore për të vërtetuar aftësitë e tyre.
• Grupi i dytë, ku bëjnë pjesë Brisilda Çakerri, Zamira Sinaj dhe Evis Alushi, do të analizojë emrat e mundshëm për drejtuesit e rinj të Bashkisë së Vlorës.
Kryeministri ka kërkuar që deri më 15 korrik të përfundojë analiza për të gjithë drejtuesit, si dhe të jenë gati emrat konkretë për zëvendësimet, duke u bazuar edhe në propozimet që do të vijnë nga strukturat e Partisë Socialiste në Vlorë.
Mësohet se në mbledhjen e zhvilluar me dyer të mbyllura në Bashkinë e Vlorës, shumë prej pjesëmarrësve kanë qenë të thirrur personalisht nga vetë Kryeministri. Të pranishëm kanë qenë edhe deputetët e Qarkut, ku dy prej tyre, Erjona Ismaili dhe Zamira Sinaj, kanë qenë mjaft kritikë ndaj punës së Bashkisë. Në sy të të gjithëve, ato janë ankuar për vonesat dhe zvarritjet që, sipas tyre, po bëhen në zgjidhjen e problematikave të qytetarëve.
Reformimi në administratën lokale të Vlorës pritet të sjellë një “pastërti” të thellë në radhët drejtuese, teksa Kryeministri ka paralajmëruar qartë se askush nuk do të mbajë postin nëse nuk e justifikon me punë konkrete.
Jo vetëm furtunë në bashkinë e Vlorës me shkarkime drejtuesish dhe paralajmërime por edhe ultimatum për biznesin vendas në lagjen e vjetër Muradie. Kryeministri Edi Rama një ditë më parë konsumoi një kafe në lagjen turistike të transformuar të Vlorës, por ajo që vuri re është mungesa aty e hapësirës për të kaluar dhe zaptimi i kësaj të fundit nga bizneset si bar kafe dhe restorante.
Kaq ka mjaftuar që të urdhërojë për lirimin e hapësirës publike në Muradie nga karrige, stola, frigorifer, çadra etj. Menjëherë sot në këtë zonë ka zbarkuar policia bashkiake për lirimin e hapësirës publike.
Momentalisht të gjithë drejtuesit e bizneseve po njoftohen për këtë gjë dhe më pas do të vijojë largimi i të gjitha atyre gjërave që zënë rrugën. Madje mësohet se Rama ka dhënë edhe urdhër për kufizimet, matjet se deri kur duhet të qëndrojnë hapësirat e biznesit.
Report Tv ka siguruar emrat e të gjithë drejtorëve që dhanë dorëheqjen në Bashkinë e Vlorës, pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama.
Komente

Zambak eshte ne Spak e ka denoncimin po e pret
PërgjigjuMir ua bere edi hajduteve qe i degjenerove dhe i hoqe si plehra e meritonin prej kohesh
PërgjigjuPo nga Korca kur do fryje era, aman se u qelb uji fare
Përgjigju21 drejtora të shkarkuar?! A kanë ngelur vallë të tjerë? Administratë,në numër tepruar, Ç’po heq lëkura e popullit të mjerë!!!!
PërgjigjuNuk e kam aspak problem qè disa "drejtorè" (e mbushèm Shqipèrinè me drejtorè por akoma mbytemi nè zhul e plehra dhe nuk kemi ujè tè pijshèm nè shtèpitè tona), tè largohen dhe nè vèndin e tyre tè vijnè tè tjerè. Tek e fundit ASGJÈ NUK NDRYSHON, vetèm emrat e tarafit. Ajo qè èshtè jo vetèm shqetèsuese por shumè mè tepèr karakterizuese e 3 mandateve tè kryeministrit fjalèshumè,,èshtè TÈ QÈNIT TÈ PAAFTÈ DHE MUNGESA E VIZIONIT PÈR TÈ INSTALUAR NJÈ ADMINISTRATÈ EFEKTIVE QÈ BIE ERA EUROPÈ DHE JO KANDAHAR. Koha e Ali Pashè Tepelenès, ku çdo gjè vendosej nga njishi, ka kaluar dhe askush nuk e dèshiron mè. Sjellje tè tilla, tipike pèr Ramèn, janè njè vazhdim i tymnajès mediatike pèr tè treguar aksionizèm. Edi Rama qè krekoset si palloji kur takon Melonin,,èshtè njèra anè e monedhès. Ajo tjetra,,ajo nè realitetin shqiptar, èshtè Ali Pashaji pa çallmè nè kokè por me veprime. Shqipèria ka nevojè pèr institucione tè pavarura EFIKASE dhe jo pèr telenovela pashallèqesh ku i hiqet Lenès dhe i futet Prenès. Kjo èshtè pèrgjegjèsia e kryeministrit dhe jo zhurma pèr asgjè.
PërgjigjuPushteti lokal është i pavarur o Rameeee
PërgjigjuVlora ka ngelur I njejti qytet njesoj dhe me keq akoma se vjet ne kete kohe,rruget cope cope dhe pisllek ne cdo ane
PërgjigjuRama ja beri gropen Dredharakut. Sic ja beri Lelit dhe Gjikes.
PërgjigjuZoti kryetar kalo pak ne shkoder , Jane mbushur rruget me tavolina lokalesh ne rruge , qytetaret skane ku te kalojne as ambulanca as zjarrfikeset. Zaptime pa kufi
Përgjigju