Gara për kreun e PD, 8 anëtarë të Kryesisë kërkojnë t’i zgjatet mandati krerëve të degëve! Bardhi: Një grup po merr kompetencat e Sekretarit të Përgjithshëm

12 Qershor 2023, 13:17| Përditesimi: 12 Qershor 2023, 16:36

  • Share

Pas vendimit për zgjedhje për kreun e PD më 29 korrik, 8 anëtarë të Kryesisë së PD kanë kërkuar që krerëve të degëve t’i zgjatet mandati dhe të plotësohen vakancat aty nuk ku nuk ka kryetarë të strukturave vendore. Ky vendim është propozuar nga Enkelejd Alibeaj, Taulant Zeneli, Endri Hasa, Gazment Koduzi, Taulanda Jupi, Kreshnik Collaku, Xhemal Gjunkshi dhe Gentian Gaba.

8 anëtarët e Kryesisë kërkojnë që të komandohen kryetarët e degëve në të gjitha rastet e krjimit të vakancës ose funksionet t’i kryejnë persona të komanduar apo autorizuar. Ata argumentojnë se kjo nevojë vjen për shkak të detyrës që kryetarëve të degëve apo ushtruesve të funksioneve pasi Kryesia Mori vendimin për fillimin e procesit për zgjedhjen e kryetarit të Partisë.

"Me qëllim ruajtjen e funksionalitetit dhe aktivitetit të partisë në nivel dege, Kryesia e PDSh, në kohë të ndryshme, në zbatim të nenit 42 të Statutit ka vendosur komandimin e kryetarëve të degëve në të gjitha rastet e krjimit të vakancës ose në rast të mungesës së aktit të komandimit ka autorizuar personat e shënuar në listë të kryejnë funksionet e kryetarëve gjatë procesit zgjedhor dhe në përfaqsimin me të tretët. Nisur nga fakti që këto veprime janë kryer në kohë të ndryshme vlerësojmë se është e nevojshme që kjo kryesi të hartojë një listë të përditësuar të të gjithë kryetarëve të degëve në detyrë, të zgjedhur, të komanduar apo të autorizuar. 

Kjo nevojë vjen për shkak të detyrës që kryetarëve të degëve apo ushtruesve të funksioneve të kryetarit të degës u ngarkohet me vendimin e datës 06/07 qershor 2023 me të cilin Kryesia e PDSh vendosi fillimin e procesit për zgjedhjen e kryetarit të Partisë. 

Duke marrë shkas nga fakti që vendimi i datës 06/07 qershor 2023 përcakton afate të ngushta kohore për fillimin e procesit të certifikimit të listave të anëtarësisë dhe të faktit që nuk jemi në kushtet e propozimit të emrave të rinj, vlerësojmë se nuk është e nevojshme mbledhja e kryesisë dhe se vendimi mund të merret në formën e vendimit qarkullues", thuhet në njoftimin e anëtarëve të Kryesisë.

Pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi iu përgjigj këtij vendimi të 8 anëtarëve të kryesisë duke thënë se një grup po kërkon të marrë kompetencat e Sekretarit të Përgjithshëm.

"Mesa duket një grup kanë vendosur të ushtrojnë kompetencat e sekretarit të Përgjithshëm. Unë do të zbatoj statutin e PD-së. Komisioni zgjedhor i partisë emërohet dhe miratohet nga Këshilli Kombëtar. Sekretari i Përgjithshëm i PD është i vendosur të zbatojë statutin. Çdokush tjetër që ka vendosur të ecë përpara në procese anti statutore bën zgjedhjet e tij. Pa statut dhe pa rregulla nuk mund të ketë bashkëjetesë", u shpreh Bardhi.

Komentet e Bardhit erdhën pas mbledhjes me grupin parlamentar të PD.

Kujtojmë se javën e shkuar, pas 10 orësh debate e tension, Kryesia e Partisë Demokratike doli me vendimin për hapjen e garës për kreun e ri të partisë më 29 korrik, në kushtet kur edhe Jorida Tabaku refuzoi drejtimin e partisë

Pas tensioneve, disa deputetë zgjodhën të linin mbledhjen  pasi kërkuan që fillimisht të mbahen zgjedhjet në bazë, e më pas të caktohet kryetari i ri. Gazment Bardhi, Saimir Korreshi, Helidon Bushati, Dashnor Sula, Lefter Gështenja, Bledion Nallbati, Dhurata Çupi ishin deputetë që braktisën të parët mbledhjen e Kryesisë, rreth orës 01:00 të mesnatës. Gjatë largimit nga mbledhja, ata janë sharë e ofenduar nga militantët e Lulzim Bashës që ishin mbledhur para selisë blu. 

Ora 15:46
Gara për kreun e PD, 8 anëtarë të Kryesisë: Krerëve të degëve t’i zgjatet mandati! Plotësojmë vakancat

Pas vendimit për zgjedhje për kreun e PD më 29 korrik, 8 anëtarë të Kryesisë së PD kanë kërkuar që krerëve të degëve t’i zgjatet mandati dhe të plotësohen vakancat aty nuk ku nuk ka kryetarë të strukturave vendore.

Ky vendim është propozuar nga Enkelejd Alibeaj, Taulant Zeneli, Endri Hasa, Gazment Koduzi, Taulanda Jupi, Kreshnik Collaku, Xhemal Gjunkshi dhe Gentian Gaba.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Vendimi për të plotësuar vakancat në PD

Ora 15:36
Përplasja me anëtarët e kryesisë për Garën në PD, Bardhi: Një grup po merr kompetencat e sekretarit të përgjithshëm

 

Gazment Bardhi është përplasur sërish në distancë me anëtarët e kryesisë së PD, të cilët pas vendimit për të hapur garën kanë nisur hapat e tjerë të përgatitjes për zgjedhje, duke propozuar edhe plotësimin e vakancave me krerët e degëve. Bardhi thotë se ky grup anëtarësh të kryesië kërkon të marrë kompetencat e Sekretarit të Përgjithshëm.

“Unë nuk di pse është zëvendësuar njëri apo tjetri, nuk kam firmosur asnjë vendim dhe nuk do firmos asnjë vendim që bie ndesh me statutin. Unë nuk do të jap detaje të zbatimit të statutit. Nuk kam dijeni për një propozim të tillë. Organizimi i PD-së është përgjegjësi statutore sekretarit të përgjithshëm.

Mesa duket një grup kanë vendosur të ushtrojnë kompetencat e sekretarit të Përgjithshëm. Unë do të zbatoj statutin e PD-së. Komisioni zgjedhor i partisë emërohet dhe miratohet nga Këshilli Kombëtar. Sekretari i Përgjithshëm i PD është i vendosur të zbatojë statutin. Çdokush tjetër që ka vendosur të ecë përpara në procese anti statutore bën zgjedhjet e tij. Pa statut dhe pa rregulla nuk mund të ketë bashkëjetesë”, u shpreh Bardhi.

Pas mbledhjes me grupin parlamentar të PD, Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi tha se ka zbatuar vendimin e Kryesisë për të hapur garën për zgjedhjet e kreut të PD më 29 korrik.

“Kam zbatuar vendimin e Kryesisë sapo jam njohur e kam ndjekur detyrimin statutor për dokumentimin dhe protokollimin e atij vendimi. Unë respektoj cdo detyrim statutor. Kjo nuk ka asnjë diskutim. Por brenda fushave të kompetencave të cdo institucioni statutor. I vetmi set që na mban është statuti i PD. Jam për të ofruar zgjidhje. Nëse një parti politike s’ka organin më të lartë vendimmarrës që drejton partinë s’mund të organizojë asnjë proces zgjedhor”, tha Bardhi.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?