Politikë

Pas Yuri Kim edhe ambasadori i BE-së, Soreca takim me Celibashin, thirrje shqiptarëve: Rinovoni kartat ID për të votuar më 25 prill

20 Janar 2021, 10:23| Përditesimi: 20 Janar 2021, 12:46

  • Share

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka zhvilluar një takim online me kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashi ku është diskutuar në lidhje me zbatimin e kodit të ri zgjedhor për zgjedhjet e 25 prillit.

Soreca u ka bërë thirrje edhe qytetarëve shqiptarë që të rinovojnë kartat e identitetit në mënyrë që të kenë të drejtë vote në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Kartat ID janë të rëndësishme për votimin biometrik që do të realizohet në zgjedhjet e 25 prillit si pjesë e marrëveshjes së 5 qershorit arritur mes partive politike.

"Shkëmbim i mirë me kreun e KQZ-në Ilirjan Celibashi. Po punohet për zbatimin e kodit të ri zgjedhor bazuar në marrëveshjen e 5 qershorit. Rinovimi i shumë dokumenteve biometrike të ID është një sfidë e madhe. Ne i bëjmë thirrje qytetarëve të Shqipërisë që t'i rinovojnë ato urgjentisht përpara ditës së Zgjedhjeve", shkruan Soreca.

Më 6 janar edhe ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim i ka bërë një apel të gjithë shqiptarëve që të rinovojnë kartat e tyre të identitetit dhe të marrin letërnjoftimin e ri në mënyrë që të kenë të drejtë vote në zgjedhjet e 25 prillit duke thënë se qytetarët të mos e lënë atë për moment të fundit dhe të jetë tepër vonë për të votuar.

Ditë më parë edhe KQZ njoftoi se numri i qytetarëve të cilëve u kanë skaduar dokumentet e identifikimit ishte rreth 1 milionë, një numër i lartë për votuesit në vendin tonë dhe për periudhën ku na ndajnë vetëm pak muaj nga zgjedhjet e 25 prillit.

I.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?