Përfundojnë punimet, Urgjenca e QSUT rikthehet në funksion 3 muaj e gjysmë pas zjarrit

31 Maj, 11:58| Përditesimi: 31 Maj, 13:59

  • Share

TIRANË- Pas rreth 3 muajsh e gjysmë, Urgjenca e re e QSUT është rikthyer në funksion. Burime për gazetaren e Report Tv, Xhoana Çallaku bëjnë me dije se punimet kanë përfunduar në urgjencën, e cila u përfshi nga zjarri në datën 11 shkurt 2024.

Nga sot dhomat në pavion që ishin jashtë shërbimi, janë rikthyer në funksion për pritjen e pacienteve, pasi janë instaluar dritat. Ndërkohë po kryhen testime për rikthimin e plotë të shërbimit të sigurt për qytetarët që pritet në javën e parë të qershorit.

30 mln lekë u alokuan për kthimin në funksion të urgjencës së QSUT, ndërkohë Prokuroria e Tiranës kërkoi një riekspertim të shkaqeve të zjarrit. Drejtoresha Albana Fiço u dorëhoq pas 1 muaji e gjysmë, nga rënia e zjarrit dhe u emërua Alma Cani.

Zjarri në urgjencën e QSUT-së që ra më 11 shkurt 2024  në katin -1 në Urgjencë, shkaktoi kolaps në repartin e urgjencave. Prej më shumë se 3 muajsh pacientët detyroheshin të shkonin për të marrë shërbim në spitale si Shefqet Ndroqi, apo edhe në rrethe në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe Spitalin Memorial të Fierit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 31/05/2024 15:38

    Sikur ra zjarr edhe ne spitalin e Shkodres dje?

    Përgjigju
  • Tralala zura nje gale: 31/05/2024 14:10

    Ishalla nuk vijne zjarrvenesit e Saliut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?