Ceremonia e Pashkëve në Tiranë

Pashkët, mbahet në Katedralen e Shën Palit në Tiranë mesha e shenjtë! Imzot Arjan Dodaj: Mesazhi i ngjalljes së Krishtit, në një kohë kur kemi më shumë nevojë

8 Prill 2023, 22:08| Përditesimi: 8 Prill 2023, 23:04

  • Share

Nesër është ditë feste për të gjithë besimtarët katolikë dhe protestantë teksa do të kremtojnë ngjalljen e Krishtit. Në të gjitha kishat katolike të vendit mbahet sonte mesha e shenjtë e vigjiljes të Pashkëve, me ritet përkatëse. Duke filluar nga ora 22:00 ka nisur sonte mesha në Katedralen e Shën Palit në kryeqytet. Besimtarë të shumtë kanë mbushur Katedralen në kryeqytet për të ndjekur meshën e shenjtë, e cila drejtohet nga kreu i Kishës Katolike në Shqipëri Imzot Arjan Dodaj.  Ne meshën është e pranishme edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në vendin tonë, Yuri Kim.

Në fjalën e tij para besimtarëve Imzot Arjan Dodaj tha se mesazhi i Krishtit të ringjallur vjen në një moment kur bota ka më shumë nevojë. 

"‘Falë Krishtit jemi bërë më të fortë sesa nata. Sa shumë dëshirojmë ta ndezim këtë zjarr në natën e errët. Që nxiti korrupsionin, të largimit të të rinjve, dhunën ndaj grave. Sa dëshiroj të ndez një zjarr të ri që të mos kenë një utopi në familje, që të kenë sa më shumë fëmijë e të kenë një shtëpi. Gratë shikojnë tek varri te nxitura nga dashuria për zotin.

Zoti nuk është në varr, as në kujtesë, Zoti është para nesh e na prin me hirin e tij, të aftë që të rilindim. Edhe ne, duke rikujtuar pagëzimin tonë, ripërtërijmë reformat tona pagëzimore. Di, të rifilloj me gjeste shpresës sa themelore që sistemi i jetës politike, drejtësisë, shëndetit dhe arsimit të ketë vetëdijen që përgjegjësia s’është administrative dhe kushtetuese por ndërgjegje.

... Sa fisnike e delikate e kësaj përgjegjësie që ju ka besuar Zoti. Në këtë natë, dritës së vogël, por fitimtare i jemi bashkuar për të ndjekur Jezusin që na paraprin. Në vigjilent  e pashkës përjetojmë shpërthimin e britmës plot gëzim se është mundur vdekja."- tha imzot Arjan Dodaj.

Kreu i Kishës Katolike në Shqipëri, Imzot Arjan Dodaj, ka dhënë paraditen e sotme mesazhin e paqes e shresës për të gjithë besimtarët katolikë. Arqipeshkvi i Dioqezës Tiranë-Durrës, Imzot Arjan Dodaj tha se vetëm përmes dashurisë mundet e keqja. Ai u shpreh se Pashkët janë ftesë për një krijimtari të re në mbarë botën, e cila me forcën e Krishtit të Ringjallur, të mund të rigjejë Paqen! Imzot Arjan Dodaj pati edhe një mesazh për të rinjtë.

Sot besimtarët katolikë i janë drejtuar kishës për të marrë bekimin e ushqimeve. Në shportën që do të përmbajë tryeza e së dielës së Pashkës, nuk mungon Buka e Pashkës, një shishe vere, pak djathë dhe hudhra të njoma që simbolizojnë ardhjen e pranverës si dhe veza e kuqe, simboli i ringjalljes së Krishtit dhe ripërtëritjes. Festimet e Pashkëve nisin me meshën e madhe të së shtunës mbrëma dhe përfundojnë me drekën tradicionale të së dielës. Të gjithë mblidhen rreth tryezës nën refrenin e kësaj dite festive që është:  “Krishti u ngjall, vërtet u ngjall”.

Ndërkohë, mbrëmjen e kaluar besimtarët katolikë kremtuan ritualin “Udha e Kryqit”. Në sheshin ‘Nënë Tereza’ në Tiranë u organizua për herë të parë procesioni i ‘Udhës së Kryqit’ njësoj si në Vatikan. “Udha e Kryqit” vjen me 14 ndalesa dhe në secilën prej tyre besimtarët bëjnë lutje dhe përkujtojnë mundimet e Jezusit. E premtja para Pashkës, shënon ditën e kryqëzimit të Krishtit dhe vuajtjeve të tij me kryqin mbi shpinë. 

Pashka (ose pashkët) është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të Kishës Katolike Romake dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq. Java para Pashkëve është quajtur Java e Shenjtë, dhe ajo përmban Tri Ditët e Pashkëve, që përfshijnë Të Enjten e Shenjtë, që përkujton Darkën e Fundit, Të Premten e Shenjtë, që përkujton kryqëzimin dhe vdekjen e Jezusit. Në krishterimin perëndimor, Sezoni i Pashkëve, fillon të dielën e Pashkëve dhe zgjat shtatë javë, duke i dhënë fund me ardhjen e ditës pesëdhjetë.

Ora 22:18
Mesha e shenjtë në Katedralen e Shën Palit, e pranishme edhe ambasadorja Yuri kim

Në meshën që po zhvillohet aktualisht në Katedralen e Shën Palit në Tiranë është e pranishme edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në vendin tonë, Yuri Kim.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 09/04/2023 07:22

    Ndonje foto me Erion Veline ka?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?