Besimtarët ortodoksë kanë marrë pjesë në meshën e vigjiljes së Pashkës së Madhe. Në kishën e Shën Gjergjit në Lushnjë, besimtarët u bënë pjesë e ritit të festës së ringjalljes së Krishtit.
At Arkipi, pas përfundimit të meshës në mesnatë dha lajmin e ngjalljes së Krishtit dhe ftoi besimtarët të merrnin dritën që nuk perëndon kurrë.
Ndërkohë, edhe në Fier qindra besimtarë ortodoksë kanë ndjekur meshën e Ngjalljes së Krishtit në kishën e Shën Gjergjit. Besmitarët janë afruar dhe kanë marrë flakën e shenjtë që simbolizon dritën dhe që sipas traditës, çdo besmitar e merr atë në çdo familje për të ndriçuar rrugën drejt jetës dhe mirësisë.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ ‘Krishti u ngjall', besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin kremtojnë Pashkën
SI.E.//ReportTv.al