Kronikë

Pasi improvizoi vdekjen e tij në Pukë, Pecorelli u 'transferua' me pushime në Vlorë, jeta që bënte në bregdet! Vlonjatët: E njihnim me emrin Kristjano, e futëm në shtëpitë tona

23 Shtator 2021, 10:03| Përditesimi: 23 Shtator 2021, 15:23

  • Share

VLORË-Ky është restoranti dhe plazhi, ku çdo ditë pushonte dhe konsumonte vaktin Davide Pecorelli. Restoranti ndodhet në zonën e ujit të ftohtë sa kalon tunelin. Të pyetur jashtë kamerës personat që e njihnin Pecorellin tregojnë disa nga detajet e jetës së tij. Në Vlorë ata pohojnë se e kanë njohur rreth muajit Mars pikërisht në këtë restorant. Ai kishte një rutinë ditore që rrallë e prhstie. Vinte në plazh rreth orës 9 të mëngjesit dhe pushonte aty deri në orën 14:00.

Deri në atë orë pushonte pranë plazhit ndërsa me rregull rreth orës 14 konsumonte drekën mes miqsh. Rreth muajt mars u njoh me një grup vlonjatësh që e mikprisnin në tavolinat e tyre qëndronin aty dhe konsumonin vaktin bashkë. Të gjithë e njihnin me emrin Kristjano për shkak edhe të dëshirës që kishte për futbollin. Miqtë e tij dhe ai shpesh herë uleshin edhe me familjet e tyre ku diskutonin gjerë e gjatë duke e pranuar Pecorellin edhe në familjet e tyre. Ata e përshkruajnë si njeri inteligjentë, mik të mirë, njeri të komunikueshëm, të gjallë dhe me presion.

Rreth orës 16 rikthehej sërish pranë plazhit duke pushuar deri në 18 të mbrëmjes ku më pas largohej në banesën e tij në 'ujin e ftohtë' pranë luanit. Rrugën nga banesa tek plazhi çdo dite e bënte në këmbë duke mos përdorur makinë. Të jepte idenë e një njeriu të urtë, të qetë dhe pa probleme.

Mbrëmjet i kalonte tek fushat sportive në Lungomare duke luajtur shpesh futbolli, duke konsumuar në restorantet e Vlorës darkën apo një gotë verë, ose duke parë futboll në televizor teksa nuk mungonte në asnjë ndeshje të Italisë.

Pecorelli përshkruhej si njeri me një dashuri të madhe për ishullin e Sazanit, detin, peshkimin etj. Gjithashtu njihej si historian i mirë i disa prej vendeve në Itali dhe mbi të gjitha njohës i kulinarisë italiane.

Report Tv ka mësuar  ekskluzivisht më herët se prokuroria e Pukës ka vënë nën akuzë italianin Davide Pecorelli për shkatërrim prone me zjarr dhe dëmtim varresh. Hetimet janë nisur tashmë nga i njëjti prokuror që po hetonte rrëmbimin e vrasjen e inskenuar të Pecorellit të ndodhur në Janar të këtij viti në Pukë. Akuza për shkatërrimin e pronës me zjarr i përket djegies së automjetit që Pecorelli kish marrë me qira në Rinas, ndërsa shkatërrimi i varreve për kockat e gjetura në skeletin e djegur brenda automjetit model Skoda. Këto kocka sipas hetuesve kanë pjesë gjymtyrë njeriu si dhe kafkë koke dhe dyshohet se janë marrë duke zhvarrosur një kufomë. Ky krim sipas hetuesve dyshohet se është kryer në bashkëpunim ndërsa pasditen e kësaj të hëne biznesmeni italian do të merret në pyetje nga prokurorët e Peruxhjas.

Aktivizimi i kartës së bankës në Itali ishte sinjali që çoi në gjurmët e biznesmenit italian Davide Pecorelli pas 9 muajsh nga zhdukja e tij e inskenuar në Pukë. Misteri mbi zhdukjen e tij në Shqipëri u zbardh të shtunën pasi Pecorelli është gjetur i gjallë në ishullin Elba në Toskana. Dje gazetat italiane, zbuluan se me kartën e kreditit të Davide Pecorelli, pas 9 muajsh nga zhdukja, është bërë një tërheqje e parave në një bankë në Romë. Ka qenë bashkëpuntori i tij shqiptar (i ndihmuar nga avokati Giancarlo Viti), banues në Lama di San Giustino, i cili u raportoi hetuesve për aktivizimin e kartës në 12 shtator.

1632384830_Sequence03.00001423.Still028.jpg

1632384843_Screenshot2.jpg

 

 

Ora 13:21
Legjenda e futbollit vlonjat, Vasil Ruci: Kam takuar Pecorellin, erdhi për të bërë stërvitje me ekipin! S'e njihja

 

Legjenda e futbollit vlonjat, Vasil Ruci, ka qenë një nga personat që e ka parë nga afër biznesmenin italian Davide Pecorellin. Në një deklaratë për mediat ai bën me dije se Pecorelli kishte dëshirë që të luante futboll.

“Nuk e njihja. Ka kaq shumë italian sa ka filluar dhe kanë marrë tesera partie, e pashë një ditë që bëri stërvitje kaq, kishte qejf që të udhëtonte ekipin, e sollën të tjerët, më tha që kishte qejf që të luante futboll dhe donte të vinte me në Gumenicë, këta italianët që kanë ardhur dhe janë bërë anëtarë partie”, tha Ruci.

Ora 11:20
Pecorelli për mediat italiane: Kam zbuluar thesarin, ishin 3 arka me 250 kg ar të pastër

Biznesmeni italian, Davide Pecorelli i cili prej 9 muajsh u shpall i zhdukur ka dhënë detaje në lidhje me organizimin që bëri për të shpallur vrasjen e tij në Shqipëri. Mediat italiane kanë bërë një përshkrim të  9 muajve të tij në arrati, por disa foto të bëra publike së fundmi tregojnë se Pecorelli ka qëndruar në Shqipëri deri më 12 shtator ndryshe nga pretendimet e tij se ai kishte qëndruar në Bosnjë-Hercegocinë, në një manastir.

Por si duket versionet e historisë së Pecorellit, në lidhje me atë se çfarë ka ndodhur janë të shumta.   Në deklaratën e tij për mediat, Pecorelli ka folur mbi zhdukjen e tij për 9 muaj, ku personazh kryesor ka qenë edhe një prift që sipas tij, i ka dhënë idenë për eshtrat e djegura në makinë.

Situata ishte dramatike në një nivel ekonomik, në atë moment vendosa të bëja vetëvrasje, por së pari shkova te një prift për të rrëfyer. Ishte ai që më tha për mundësinë e eshtrave të vjedhura. Më tha ‘le t’i fusim në makinë dhe t’i vëmë zjarrin’ ”, ka thënë ai.

Ndërkohë 45 vjeçari nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje me identitetin e priftit, ku shprehet se kurrë nuk do e zbulojë emrin e tij pasi ai i ka shpëtuar jetën dhe nuk do ta tradhtojë. ndër të tjera ai shprehet se ka gjetur një thesar me 250 kilogramë monedha ari

“Gjeta thesarin e San Mamiliano, ato janë tre arka me 250 kilogramë monedha ari të pastra prej pesë gramësh secila. Ku gjysmën e tij e kam ndarë me priftin”, ka thënë Pecorelli.

Pecorelli ka deklaruar se dy nga tre arka në Cala Corfù dhe Cala (ose Punta) Fortezza, disa ditë para se të përpiqej të zbriste në të tretën, në Cala Maestra, ku ai, u përgjua në bordin e gomoneve nga Policia Pyjor

Pavarësisht deklaratave të Pecorellit, të cilat për shumë ngjajnë të vështira për tu besuar, e vetmja gjë e sigurte në historinë e tij duket se mbeten borxhet dhe mundësia për të marrë më pas siguracionin e jetës, prej 300 mijë eurosh edhe pse Pecorelli e ka hedhur poshtë këtë teori.

 "Unë kam 30 vjet sigurim jete, kështu që edhe ky është trillim shkencor," justifikohet ai në TV.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Haka Tekizoti: 23/09/2021 14:17

    Pecoreli është mashtrues klasik, duket nga deklaratat e tij vazhdimisht të ndryshueshme e shpesh fantaziste. Këta tipa janë gojëtarë, shtiren me sukses si të të ëmbël deri ditën që i nxjerr cullak teprimi.

    Përgjigju
  • Vlora: 23/09/2021 12:23

    I ziu vasil sdi te lidhi dy fjal i shkreti njeri pa shkoll injorant totalisht

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?