Megjithëse Komisioni i Jashtëm i PE përshëndeti synimin e Shqipërisë për mbylljen e negociatave deri në 2027 dhe kërkoi përshpejtimin e reformave, Sali Berisha pretendon se me këtë raport, u ‘damkos’ qeveria e Ramës. Nga Brukseli, ku ndodhet për një “mision” mbi atë që ai e quan si “farsë elektorale”, ku edhe 'nxiu' imazhin e vendit, kreu i PD e konsideroi raportin si moment kritik për qeverinë e Ramës, duke e quajtur atë një “Vaterlo” të tij.
“Ky raport denoncoi me qartësinë më të madhe farsën elektorale të 11 Majit 2025 pasi e vërteta është se raporti citon hyrjen e raportit të përbashkët të OSBE/ODIHR, Parlamentit Europian, Këshillit të Europës dhe Asamblesë Parlamentare të OSBE, në të cilin që në rreshtat e para thuhet se qeveria përdori burime të gjera për të dominuar në zgjedhje. Pra, faktikisht ajo do të thotë se qeveria, se shteti ligjor i shndërroi zgjedhjet në një farsë elektorale.”, u shpreh Berisha.
Sali Berisha, nuk e ka ndaluar fushatën e tij denigruese në Bruksel, kundër Qeverisë shqiptare dhe posaçërisht kryeministrit Edi Rama, ku ndër të tjera nuk ka përjashtuar as skenarët e mundshëm të protestave.
Berisha shkoi edhe më tej, duke thënë se Rama ka bërë përpjekje për të ndryshuar këtë raport. Ai thotë se qëllimi i këtij udhëtimi drejt Brukselit ishte që të denonconte “ndërhyrjet banditeske” të Ramës dhe ministrit të jashtëm pranë vëzhguesve të OSBE/ODIHR në mënyrë që të mund të ndryshojnë vlerësimet e tyre.
“Ndër të tjera unë dua të informoj shqiptarët dhe komunitetin ndërkombëtar se një nga qëllimet e këtij udhëtimi ishte të denoncoja pranë autoriteteve të këtij tempulli, ndërhyrjet banditeske, ndërhyrjet e turpshme në formë presionesh të Edi Ramës dhe ministrit të jashtëm pranë vëzhguesve të OSBE/ODIHR në mënyrë që të mund të ndryshojnë raportin.”, shtoi Berisha.
Betejën për të dëshmuar farsën elektorale, thotë Berisha, do ta vijojë edhe te institucionet ndërkombëtare.
"Paralajmërojmë të gjitha format e angazhimit të qytetarëve shqiptarë jashtë vendit për votën e tyre. Edi Ramës do i ngecë në fyt vota e diasporës dhe dhunimi që iu bëri zgjedhjeve."
I pyetur nëse beteja e opozitës tani është të denoncojë farsën elektorale tek faktori ndërkombëtar apo ta vijojë betejën në Shqipëri, ai u shpreh: “Betejë shumëplanëshe. Pa diskutim edhe tek faktori ndërkombëtar.”
“Zgjedhjet janë sa kombëtare, aq edhe ndërkombëtare. Dhe detyrimisht duke qenë palë në zgjedhje, ti pretendimet e tua duhet t’i verifikosh dhe vërtetosh me opinionet e miqve dhe aleatëve tu. Por, në rrafshin tjetër, çështjen e zgjidhin shqiptarët. Unë e them, miqtë tanë, faktori ndërkombëtar, forcat demokratike e damkosin Edi Ramën si të tillë, por për të larguar Edi Ramën, e largojnë vetë qytetarët shqiptarë. Në këtë betejë, kësaj radhe PD, krahas dimensionit ndërkombëtar, ka edhe dimensionin diasporë. Unë e pashë, një revoltë e jashtëzakonshme tek qytetarët shqiptarë, shtetas të Belgjikës, të cilëve vota iu është përvetësuar, vota iu është dhunuar nga regjimi i Tiranës.”, tha ai.
Më tej, thotë se ka parë te shqiptarët e Belgjikës revoltën se u është “dhunuar” vota, duke “harruar” se PS mori një mbështetje masive edhe nga vota e diasporës.
“Në këtë betejë, kësaj radhe PD, krahas dimensionit ndërkombëtar, ka edhe dimensionin diasporë. Unë e pashë, një revoltë e jashtëzakonshme tek qytetarët shqiptarë, shtetas të Belgjikës, të cilëve vota iu është përvetësuar, vota iu është dhunuar nga regjimi i Tiranës.”, shtoi kreu i PD.
Por ndërsa Berisha akuzon se raporti i PE damkosi qeverinë e Ramës, media e familjes së tij fshehu nga artikulli e fjalën e raportuesit Andreas Schieder i cili vlerëson Shqipërinë, duke e quajtur një kampione ndër kandidatët për anëtarësim në BE.
Komente

Pse nuk demaskon djalin trafikant armësh vrau njërez e shduku nji fshat. I harron plaku
PërgjigjuKe shqiptar informon ky bastard
PërgjigjuMALLKUAR QOFSH DHE NE JETEN E PERTEJME O MALLKIMINI SHQIPERISE…KOT NUK JE BASTARD TI. TI MOHON DHE FAMILJEN TENDE,C‘MUND TE PRESESH TJETER NGA RRACA JOTE E POSHTER.MALLKUAR QOFTE KUSH JU PRURI NE SHQIPERI JUVE…
PërgjigjuMerrni ezhdukni ke dallkaut si zhduki ky remzi hoxhen. Mos tja gjejn rreshnat mo. Plak teveqel