Presidenti Ilir Meta

Politikë

Pasi shtrëngoi duart me Yuri Kim në stërvitjen 'Defender 21', Ilir Meta "arratiset" pranë detit: Për të nisur javën me energji të reja

23 Maj 2021, 22:44| Përditesimi: 23 Maj 2021, 23:02

  • Share

Pas pjesëmarrjes në stërvitjen shqiptaro-amerikane Defender Europe 2021 ku ishte e pranishme edhe ambasadorja Yuri Kim, presidenti Ilir Meta është "arratisur" pranë detit në perëndim të diellit.

”Pas 20 kilometra ecje sportive në perëndim të diellit. Një mbrëmje relaksuese për të gjithë, për të nisur nesër javën me energji të reja”, shkruan presidenti në Facebook.

Kujtojmë se kreu i shtetit e cilësoi si fletërrufe dhe të turpshme vendimin e DASH për të shpallur non grata ish-kryeministrin Berisha dhe familjen e tij. Pas këtyre deklaratave ai sot shtrengoi duart me Kim në stërvitjen ushtarake. Prandaj prania e tij tërhoqi jo pak vëmendje për faktin se një ditë më parë ai kishte sulmuar SHBA-në dhe mbrojtur ish-kryeministrin Sali Berisha sa i përket vendimin të sekretarit të Departamentit Amerikan për ta shpallur non grata. Basha i cili mbajti po ashtu një qëndrim pro Berishës, injoroi ftesën e Kim për të marrë pjesë në takim.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?